“Të shokuar nga lajmi”/ Vrasja e ambasadorit italian, reagon Xhaçka: Zemrat tona shkojnë drejt familjes së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e shënuar sot në Kongo ku mbeti i vrarë ambasadori italian.

“Të shokuar nga lajmi i vrasjes së Ambasadorit Italian në Republikën Demokratike në Congo. Zemrat tona shkojnë drejt familjes së tij dhe familjeve të dy viktimave të tjera të sulmit. Ngushëllimet dhe solidaritetin tim të thellë me kolegët tanë në@ItalyMFA”- shkruan Xhaçka.

Ambasadori italian, Luca Attanasio, u vra sot gjatë një sulmi në Republikën Demokratike të Kongos. Mediat ndërkombëtare thanë se ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në qytetin Kanyamahoro, kur është sulmuar nga disa persona.

Dyshohet se personat kanë patur për qëllim t’i marrin peng. Gjatë konfliktit me armë dhe ndërhyrjes së Rojeve të Parkut, ka mbetur i vrarë një polic dhe është plagosur ambasadori italian, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Të fundit

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku...

Ca truke të thjeshta që i duhen çdo shtëpie për të tërhequr më shumë para

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që...

Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe...

Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit me shqiptarët në Athinë ditën e djeshme. “Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori...

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore!

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Lajme të tjera

Web TV