Kryeministri Edi Rama tha sot se vendi ynë është shumë pranë nisjes së vaksnimit masiv, edhe pse nuk deshi që të jepte detaje të mëtejshme në lidhje me këtë.
“Jemi shumë pranë nisjes së vaksninimit masiv, jemi shumë pranë finalizimit, por nuk dua të jap më shumë detaje. Do sigurojmë vaksina që të çlirohemi nga ky makth, është çështje kohe që të nisim vaksinimin masiv. Më vjen që nuk mund të them fjalën e fundit dhe mezi pres të the fjalën e fundit”, tha Rama.
Rama tha se vaksnimi mbetet arma më e fuqishme që kanë sot vendet për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve të Covid, ndërkohë që sipas tij është frymëzuese apo që po ndodh me Britaninë dhe Izraelin që kanë nisu vaksninim masiv.
“Është frymëzuese ajo që po ndodh në Izrael e Britani, ku Izraeli po shkon drejt hapjes konstante, por duhet thënë se e pagoi trefish vaksinën te Pfizer dhe Moderna, atëherë kur asnjë shtet tjetër nuk e kishte aprovuar”, tha më tej Rama në konferencën që po mban me gazetarët për çështjet e ekonomisë.