UEFA hap hetim për Crvena Zvezdën, fyera e Ibrahimoviçit mund t’i kushtojë serbëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Episodi i fyerjes së Zlatan Ibrahimoviçit mund t’i kushtojë klubit serb. UEFA ka nisur hetimet në lidhje me incidentin në Beograd në ndeshjen mes Crvena Zvezdës dhe Milanit, ku pretendohet se është fyer ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç.

Në faqen zyrtare në Internet, organizmi që qeveris futbollin kontinentale ka njoftuar se kanë filluar hetimet disiplinore në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen e parë të turit të 32-shes së Ligës së Evropës.

Por UEFA nuk ka sqaruar saktësisht se për çfarë po hetohet, vetëm se ka thënë se më tepër do të bëhet e ditur në kohën e duhur. Takimi midis Crvena Zvezdës dhe Milanit u mbyll në barazim 2-2, ndërsa gjatë ndeshjes është provokuar dhe ylli suedez i skuadrës italiane. Klubi nga Beogradi i ka kërkuar falje Ibrahimoviçit, duke deklaruar se do të gjenden fajtorët e do të ndëshkohen.

Ofendimet me baza racore nuk munguan, sepse, përveç episodit ku një tifoz vendas u kap me Zllatan Ibrahimoviçin, të cilin e ofendoi me shprehjen, “balija i ndyrë” (fjala balija përdoret kundër boshnjakëve etnikë myslimanë), pati edhe pankarta të shpalosura përgjatë perimetrit të fushës ku aludohej se Kosova mbetet pjesë e Serbisë.

Të fundit

E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

E keni ditur? Ja pesë arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në...

Këto janë shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Besnikëria mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit, edhe në horoskopin e personave. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më...

OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës, mes tyre Shqipëria

Misioni amerikan tha se Autoriteti Palestinez nuk i plotëson kriteret për anëtarësimin në OKB dhe se rezoluta nuk zgjidh shqetësimet e ngritura më parë...

Edi Rama si shpëtimtar I zgjedhjeve evropiane të Greqisë

Nga Mero Baze Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi ka marrë një vëmendje të madhe të panevojshme nga shtypi dhe politika greke,...

Lajme të tjera

Web TV