Legjionarët, Ernest Muçi: Legia e Varshavës shansi për t’u rritur, një ëndërr e bërë realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

19-vjeçari flet si lojtar i klubit polak, premton se është gati për sfidën e re. Ernest Muçi është prezantuar si blerja më e re e Legias së Varshavës, e cila e ka cilësuar atë si “talentin shqiptar të momentit.

Po çfarë mendon ai vetë? “Kështu thonë, por tani që jam këtu është pak ndryshe, – përgjigjet i riu. – Duhet të tregoj veten dhe të luaj për skuadrën duke dhënë 100%-shin tim. Dua të rritem këtu si futbollist. Është një mundësi e re.”

“Është sfidë e ashpër, por jam gati të përballem, – ka vijuar ai. – Menaxheri më tha se Legia ishte interesuar për mua që një vit më parë. Isha kaq shumë i lumtur Është një klub dhe mundësi e madhe për mua. Ata negociuan dhe sot jam shumë i gëzuar që ndodhem këtu. Është një ëndërr e bërë realitet, mezi pres të dalë në fushë. Pashë klubin, qytetin. Është shumë mirë.”

“Qendra stërvitore është perfekte, edhe stadiumi, – ka shtuar ish-futbollisti bardheblu. – Futbollistët e Legias luajnë shumë mirë dhe u pëlqen luajnë shumë me topin. Jam shumë i lumtur që jam këtu.” Po cili është pozicioni i tij i preferuar në fushë dhe si do të përshtatet 19-vjeçarin me skuadrën polake? “E shikoj që Legia luan me formacion ndryshe”, – thotë Muçi.

“Më pëlqen të luajë si anësor në krahun e majtë, – ka vijuar ai. – Më pëlqen shumë të jem numri 10, por është mirë çdo pozicon ku mund të jem në fushë për të ndihmuar shokët e skuadrës. Dua të luaj dhe të kënaqem me lojën tonë.” Ish-sulmuesi i Tiranës ka nënshkruar për 4 vite e gjysmë me kampionët e Polonisë, (deri më 30 qershor 2025), në një transferim që kapi shifrën e 650,000 Eurove.

Lexo edhe :  Kthim pas 8 vitesh në Premier League, 19-vjeçari vulos sfidën më të shtrenjtë në histori

“Përveç fitores së titullit kampion, kupës dhe golave, gjëja më e rëndësishme është të kënaqem dhe te rritem si lojtar dhe të përshtatem me ekipin”, – ka përfunduar futbollisti më i ri i Legias së Varshavës, Ernest Muçi.

Të fundit

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakë e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Lajme të tjera

Web TV