Ahmetaj inspekton punimet e shkollës në Fushë-Krujë: Në pranverë nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj inspektoi sot punimet e shkollës 9-vjecare dhe kopshtit Korb Muça në Fushë-Krujë, që po rindërtohet me financim nga Komisioni Europian dhe zbatim nga UNDP, në kuadër të programit EU4Schools.

“Një shkollë e re për 300 nxënës, me ambientet e palestrës, 10 klasa, 3 laboratorë, dhomën e psikologut e ndërkohë është dhe godina e kopshtit për 30-40 fëmijë. Një shkollë gjithashtu me standard evropian që plotëson të dyja kushtet qoftë Eurocode 8, qoftë ato të Vendimit të  Këshillit të Ministrave, siç janë ndërtuar të gjitha shkollat e Rindërtimit, pavarësisht nga financimi. Është momenti i duhur për të falënderuar Komisionin Evropian dhe të gjithë donatorët për mbështetjen që na kanë dhënë në procesin e rindërtimit. Janë 100% e granteve nga konferenca e donatorëve të vitit të kaluar, rreth 300 milion euro grante, sot janë të gjitha në veprim, në punë, si kjo shkollë apo si shume projekte të tjera në vazhdim”, tha Ahmetaj, ndërsa sqaroi se qeveria shqiptare është në proces edhe për tre 3 kredi të mëdha, ku përfshihet projekti i ujësjellësit të Durrësit me vlerë 65 milion euro me qeverinë franceze.

Banka Europiane për Investime, 100 milion euro për banesa sociale dhe infrastrukturë  komunitare si dhe me qeverinë italiane 90 milionë euro me tre shtylla kryesore, mbështetje për Agjencinë e Mbrojtjes Civile, me sektorin e bujqësisë për portet e peshkimit dhe me infrastrukturën e energjisë nëpërmjet OSHEE-së.

“E gjithë zona e dëmtuar nga tërmeti është kantier ndërtimi, 160 shkolla, kaq shumë shkolla nuk janë bërë në 30 vite në Shqipëri. Mbi 4500 njësi banimi dhe do jenë 11 mijë familje që do të përfitojnë apartamente të reja: në Tiranë, tek zona e 5 Majit, në Kombinat që tashmë ka filluar, në Durrës që tashmë ka filluar, në Manzë që fillon javës që vjen, në Thumanë, Fushë-Krujë, Krujë, Kavajë, Golem që kanë filluar, në Rrogozhinë që ka shumë kohë që ka filluar dhe ndërkohë i kemi dhënë familjeve të dëmtuara mbi 100 milion dollarë grante DS1-DS3. Rindërtimi po ecën me shpejtësi. Është një premtim i mbajtur dhe ashtu siç kemi thënë në Prill të ’22 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Në prill të ’22 të 32 mijë familjet që janë vlerësuar të përfitojnë nga procesi i rindërtimit, do të kenë përfituar falas, do t’i trashëgojnë, do t’i shesin, do t’i japin me qira sipas dëshirës apo nevojës së tyre”, tha Ahmetaj.

Lexo edhe :  Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Celibashi jep afatet për partitë

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV