A do të izolohet vendi pas shtimit të rasteve? Skënder Brataj zbulon përse nuk u mblodh Komiteti sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare i ftuar në Shqip Show nga Rudina Xhunga, tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve merr vendimet për të shtuar masat në varësi të shifrave të pandemisë që përditësohen çdo ditë.

E pyetur nga gazetarja Xhunga pse nuk pati një mbledhje të Komitetit sot siç pritej, Brataj tha se për sot nuk ishte përcaktuar asnjë mbledhje. Ai tha se aktualisht jemi në një situatë të qëndrueshme duke iu referuar numrit R, që është transmetueshmëria.

“Për çfarë të mbyllemi? Shifrat janë alarmante po janë të dy tre javëve më parë. Është një moment që secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Shtrimet në spital janë indikatorët që na tregojnë se ku jemi. Numri i vizitave ka rënë. Në këtë moment thirrjet janë 1985. Ka pasur 453 vizita nga të cilat 194 vetëm për covidin, ndërsa më parë vizitat shkonin deri në 500. Nga 194 vizita 63 janë shtruar në spital. Ka një indikator të rëndësishëm tani është numri R, transmetimi që në dhjetor ishte 1.14, 1.13 javët e fundit dhe sot është 0.96.”, u shpreh Brataj.

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Tragjedia e Koçanit, shpërndahen 30 milionë denarë për familjarët e viktimave

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpërndajë 30 milionë denarë, për viktimat nga zjarri shkatërrues në diskotekën e Koçanit. Sipas mediave vendase, mësohet...

Gjykata e Durrësit “detyron”nënën të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit

Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji...

Lajme të tjera

Web TV