Rikonstruktohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti, Veliaj: 400 nxënës do mësojnë në mjedise më të mira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

400 nxënës të Kavajës do e nisin vitin e ri shkollor në një shkollë të rikonstruktuar, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këtë qark, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Fiqiri Kurti”, e cila do të jetë edhe parashkollor.

“Fakti është se 400 fëmijë, që kanë 400 ëndrra dhe 400 aspirata, do ta fillojnë shkollën këtu, nga 4-vjeç derisa të shkojnë në gjimnaz, në një shkollë me standarde evropiane. U jam shumë mirënjohës kolegëve të Bashkimit Evropian, që kanë marrë përsipër rikonstruksionin”, tha Veliaj.

Me rikonstruksionin e shkollës zgjidhet edhe arsimimi i fëmijëve për 400 familje të Kavajës. “Mezi pres të shikoj përfundimin e punës – tani që u hap koha, mund të ecim me të pestin. Cilësia e shkollës do na bëjë të gjithëve krenarë, mund të themi se ia vlejti për të bërë diçka shumë herë më të bukur”, vijoi ai.

Më tej, Veliaj shtoi se në shtator do nisë ndërtimi i 11 shkollave të reja në Kavajë dhe 40 në Tiranë.

“Do kemi reputacionin e atyre që ndërtuan shkolla dhe nuk ndërtuan gardhe, mure, zaptime e çudira. Sot jemi në një situatë kur vetëm në Tiranë kemi rreth 800 kantiere pune, në Kavajë kemi 100 kantiere, po punohet kudo. Nëse këto kantiere do dalin faqebardhë, më shtëpi të reja, pallate të reja, shkolla të reja, ia ka vlejtur i gjithë ky mundim”, përfundoi kryebashkiaku.

Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Kurti” u dëmtua nga tërmetet e nëntorit të vitit 2019. Pas rikonstruksionit, shkolla do ketë një kapacitet të shtuar dhe me të gjitha mjetet e duhura për mbarëvajtjen e mësimit. Struktura e saj është shumë më e fortë dhe me sistem ngrohjeje.

Të fundit

Ja një Femër që Nënë nuk u bë kurrë

Nga Edison Ypi Leman Ypi Lemani ishte një aristokrate e sofistikuar, e shkolluar, e edukuar, inteligjente, elegante, e hirshme, e ndjeshme,...

Ylli Pata: ‘Provokacja nr 2’, pas Beogradit, Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë. Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe...

Paradoksi/ Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Sigurohuni që të keni marrë me vete çadrat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke mbajtur reshje shiu dhe stuhi lokale në territorin e Shqipërisë. E...

Lajme të tjera

Web TV