Epidemiologët japin lajmin e mirë: Kaluam valën e tretë të Covid-19, njerëzit nuk do të qëndrojnë më të mbyllur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në muajin shkurt u shënua numri më i lartë i viktimave dhe infektimeve që nga fillimi i pandemisë, por mund të ketë qenë edhe muaji i fundit që do të ketë shifra kaq të larta, pasi epidemiologët janë shprehur se gjatë shkurtit kaluam valën e tretë të COVID-19.

“Normalisht mund të themi se kemi kaluar valën e tretë. Ditët e fundit, fatmirësisht numri i rasteve ka filluar të ulet dhe unë do të prisja që në mars ky numër të vazhdojë të ulet. Koha po hapet, njerëzit nuk do të qëndrojnë më në ambiente të mbyllura, do fillojnë të dalin, shtëpitë ajrosen më shumë”, shprehen epidemiologët për Klan News.

Javët e fundit kemi parë një rritje alarmante tek grupmoshat e reja, por edhe numri i pacientëve të shtruar ka qenë në rritje.

“Nga 25 deri në 35 vjeç është goxha në dominancë që ka filluar të rritet. Ndërkohë kemi dhe mjaft të shtruar në spital që janë në moshë të re. Të rinjtë ndërkohë janë dhe më pak të përgjegjshëm, në kuptimin që mendojnë se ne do ta kalojmë lehtë. Po ndërkohë kemi pasur edhe fatalitete dhe në moshën 18 vjeç”, shprehen mjekët.

Sipas mjekëve, jo vetëm Tirana bën pjesë në zonën e kuqe, por janë krijuar edhe vatra të tjera infeksionesh në qytetet si, Fieri, Lezha, Gjirokastra, si dhe Korça.

Me ardhjen e marsit pritet një përmirësim i situatës, çka mund të sjellë uljen e  numrit të rasteve të reja, po ashtu edhe uljen e numrit të pacientëve të shtruar në spital. Epidemiologët bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen më të ndërgjegjshëm, duke respektuar rregullat dhe masat e vendosura për përhapjen dhe parandalimin e pandemisë.

Lexo edhe :  Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV