Listat e deputetëve/ Rama paralajmëron rinovim të grupit parlamentar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka takuar kandidatët e rinj për deputetë të dalë nga platforma “Deputeti që duam”. Gjatë një komunikimi me ta Rama tha se grupi parlamentar do jetë boshti i skuadrës të 25 prillit, por sipas tij, Parlamenti do ripërtërihet me të rinj. Në këtë mënyrë kreu i qeverisë dha mesazhin se disa prej deputetëve aktual të PS-së mund të mbeten jashtë listave.

Nga Fernada Cenko

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me finalistët e programit “Deputeti që duam”, duke dhënë edhe “lajmin” që disa nga deputetët aktualë të PS-së nuk donin ta dëgjonin. Sipas kreut të PS-së, njëherash edhe kryeministër i vendit, Edi Rama, grupi aktual parlamentar i PS-së do të jetë “shtylla” kryesore edhe në zgjedhjet që po mbërrijnë, por do të ketë edhe rinovim, duke iu përbajtur edhe kërkesave të platformës “Deputeti që Duam”.

Nga kandidatët që shprehën interes për të qenë deputetët e rinj të ardhshëm nën siglën e PS-së janë përzgjedhur disa të cilët u konsideruan si “finalistë” dhe ditën e djeshme kishin “provimin” më të rëndësishëm ku u prezantuan para kreut të qeverisë. Një lëvizje politike e Ramës që nga njëra ana krijon imazhin se partia është e hapur me të rinjtë dhe nga ana tjetër mban nën trysni jo pak të vogël ata deputetë aktualë të cilët mund të rrezikojnë të mos përfshihen në listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. “Skuadra jonë kombëtare po bëhet gati. Fatmirësisht ne ndryshe nga të tjerët nuk kemi mungesë zgjedhjesh. Kemi më shumë lojtarë të aftë për të mbuluar të gjitha rolet se sa vendet në skuadër.

Grupi im parlamentar ka shumë profile të përshtatshme për çdo rol dhe gjatë këtyre viteve ka krijuar një bagazh eksperience të vyer që asesi nuk mund të neglizhohet. Është një grup që ka mbajtur ngarkesa të mëdha, momente të caktuara, krejt të pazakonshme për vetë dinamikën e jashtëzakonshme të jetës parlamentare, ku momentet e rënda të tensionit kanë qenë të shpeshta dhe të gjata. Grupi ka qenë vijimisht solid dhe mbështetës për reformat, për vendimmarrjet e vështira dhe për çuarjen përpara të punës përpara. Ky grup do të jetë boshti i skuadrës sonë kombëtare të 25 prillit”, tha Rama përballë të rinjve finalistë. Sipas tij, skuadra duhet të jetë në lartësinë e sfidës të ripërtëritjes me lojtarë të rinj, me vajza e djem, gra e burra që sjellin energji të reja, profile të reja, përfaqësuese të një shoqërie që ndryshon me shpejtësi. “Formacioni i skuadrës sonë kombëtare, duhet të japë mesazhe të reja, grupmoshave, më të rinjve, grave në mënyrë të veçantë, kategorive të ndryshme sociale. Kjo në fakt ka qenë prirja e kahershme e PS.

Lexo edhe :  Zbulimi makabër në shpellën e Kanibalëve

Besoj se gjatë drejtimit tim, PS e ka konsoliduar këtë prirje. Në partinë tonë nuk ka vend për kasta të pandryshueshme drejtuese, as për piedestale statujash që nuk lëvizin nga pozicionet dhe i përkasin një të shkuare tanimë të largët, sherresh e konfliktesh për kush jam unë e kush je ti”, u shpreh Rama. Kryetari i PS-së përballë të rinjve kërkoi deputetë e deputete që ambicien të kenë qëndrimin sa më pranë zgjedhësve. “Zgjidhjen e halleve e problemeve të njerëzve në çdo komunitet, pjesëmarrjen sa më të frytshme në parlament, por shumë e rëndësishme kontributin sa më pozitiv në frymën e skuadrës.

Skuadra është mbi të gjithë dhe mbi të gjitha egot personale. Për ndeshjen e 25 prillit kemi ndërtuar një proces të ri, inovativ, duke hapur derën për të gjithë ata që kanë ambicie, kurajë, vullnet për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë”, tha lideri i pozitës. Ndër të tjera ka kujtuar kohën kur vendosi ti bashkangjitej PS-së, me ambicie, por edhe me idenë e qartë. “Kur unë kam hyrë në PS, kam hyrë sepse me një anë e shihja PS si forcën që ishte e vetmja që mund ta bënte në vijimësi vendin. Mendoja se PS kishte defekte për të ndrequr”, tha Rama.

Të fundit

Alarm në Laç/ Fëmija shfaq shenja të dizenterisë në kopsht, mobilizohen autoritetet

Një rast i një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e drejtuesve të kopshtit nr....

SPAK tregon pse u prezantua Erion Veliajn si i dënuar në dosje

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur dosjen për Erion Veliaj ku kryebashkiaku cilësohet si një person ‘i dënuar’ në gjendjen gjyqësore. Prokuroria e Posaçme ka...

Von der Leyen: Do të përshpejtojmë proceset e anëtarësimit të Ukrainës në BE

“Ne do të përshpejtojmë proceset e pranimit të Ukrainës në BE,” njoftoi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen të premten nga Konferenca e...

Ishte premtuar të jepej në shkurt, ja kur do nisë të shpërndahet bonusi i pranverës

Bonusi i pranverës nuk u shpërnda në shkurt siç u tha nga qeveria. Ai do t’u jepet të moshuarve nga 1 marsi. Sipas shpjegimit...

Dhunoi shefin e Financave, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu

Shkarkohet nga detyra e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu pasi goditi me shishe shefin e financave të spitalit dy ditë më...

Lajme të tjera

Web TV