“Ka para për të gjithë”/ Dalin fakte tronditëse për vdekjen e Maradonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diego Armando Maradona nuk jeton më, por hetimet për të zbuluar se çfarë ndodhi me legjendën e futbollit botëror vazhdojnë. “Sa më keq bëhej, aq më pak e shihnin”, kështu thonë hetimet që po zhvillon prokuroria e San Isidrio.

Akuzat kanë qenë nga më të ndryshmet, kjo edhe për shkak të pasurisë që ish-kampioni i botës ka lënë. Deri më tani ka pasur shumë përgjime, materiale të gjetura në biseda, dëshmi e mesazhe.

Para gjykatës, me akuzën e vrasjes për pakujdesi mund të shkojnë shtatë të dyshuar, duke nisur me neurokirurgun Leopolde Luque, psikiatren Agustina Cosachov, psikologun Carlos Dias që u kujdes për “El Pibe d’Oro” në muajt para vdekjes, infermieret Dahiana Gisela Madrid dhe Ricardo Almiron, si dhe Nancy Forlini dhe Mariano Perroni.

Corriere dello Sport shkruan se në materialin e Prokurorit, fjalët e Maxi Pomargo drejt Leopolde Luque janë shumë domethënëse: “Mos i lini vajzat ta marrin atë. Nëse ndodh, e humbim. Duhet të rezistojmë. Nëse e bëjmë këtë herë, ka para për të gjithë. Duhet të kujdesesh personalisht, pasi nga kjo varet puna e shumë njerëzve”.

Hetimet do të vazhdojnë dhe mund të zgjatin, por ajo që kuptohet qartë është se ata që e rrethonin Maradonën kanë bërë çmos të kenë gjithçka në kontroll, aq sa nuk lejonin as mjekët për të bërë analiza të tjera.

“Maradona nuk do t’ju shohë më”, me këto fjalë i drejtohej Luque një mjeku në një rast, ndërkohë që me shumë mundësi detaje të tjera tronditëse do të dalin në media për vdekjen e Maradonës.

Të fundit

Misteri/ A ekzistojnë UFO-t nënujore?

Po, në kuptimin e Uso, "objekt i zhytur i paidentifikuar", i cili mund të përfaqësojë çdo kërcënim lufte që...

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për trupin tonë...

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në hije nga protestat për përfshirjen...

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne nuk kishim inflacion" dhe se...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

Lajme të tjera

Web TV