Festat e 7-8 marsit/ Policia paralajmëron mësuesit dhe gratë, të mos mblidhen për të festuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Policia, këtë të premte i ka bërë thirrje mësuesve dhe grave, që në datat 7 dhe 8 mars, të menaxhojnë me kujdes festimet për shkak të pandemisë së Covid 19.Drejtoria e përgjithshme e policisë u ka kërkuar të gjithë strukturave në vend që të organizojnë dhe të nxjerrin në terren grupe efektivësh për të mos lejuar organizimin e grumbullimeve në ambiente të hapura dhe të mbyllura, gjatë ditëve të festave.

Po ashtu, është kërkuar që të shtohet kontrollet, në lokale, bare dhe restorante, duke njoftuar pronarët për të mos lejuar grumbullimet.

Sipas këtij urdhri, policisë do t’i lindë e drejta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar organizime të tilla gjatë këtyre dy ditëve, 7 dhe 8 mars. Kjo për shkak se më parë, këto festa kanë pasur grumbullime masive të mësuesve në festën e tyre, por edhe të grave dhe vajzave nëpër ambiente lokalesh.

Këtë vit, thirrja është që grumbullimet të mos jenë më shumë se 10 veta, qoftë në vende të mbyllura apo dhe të hapura. Gjithçka do të funksionojë në bazë të orës policore. Ndalohet çdo aktivitet pas orës 20 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Policia gjithashtu shton se ndalohen, festimet, mbledhjet partiake, ceremonitë fetare, martesore, konferenca apo edhe tubime të ndryshme, kur numri kalon mbi 10 persona.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Lajme të tjera

Web TV