Nuk i futi në lista, vëllezërit Budina shpërthejnë ndaj Bashës: Partia e tëmës dhe sëmës, kandidoi ca që i lëpihen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u përdorën nga PD për çështjen e teatrit, kreu demokrat i joshi vëllezërit Budina me premtimin për ti futur në listat e kandidatëve. Por kur Partia Demokratike dorëzoi listat zyrtare të kandidatëve, ra në sy që mes emrave nuk ishte ai i Robert Budinës. Kjo mesa duket ka revoltuar regjisorin e njohur por edhe vëllain e tij Edmond Budina, i cili ka qenë më i drejtë dhe më i ashpër teksa ka shprehur mllefin ndaj listave të kandidatëve të Bashës.

Ky i fundit madje i ka quajtur kandidatët në listat e PD si “iça-piça”, “njerëz që i lëpihen kryetarit”, sipas tij, “i lëpihen aq shumë deri sa kryetari i vë në listë” në një video postuar te faqa zyrtare në facebook Aleanca për Teatrin Kombëtar.

Robert Budina:

“Ne mund të japim vetëm shembullin tonë. Ne u përpoqëm se besojmë në disa vlera dhe asgjë më tepër se kaq. Ne jemi përpjekur dhe i kemi rënë të gjitha dyerve. Tani kemi stopuar. Është e shumë e rëndësishme që kur të shkojmë në këtë 25 prill, të besoni te vetja, por mbi të gjitha te mekanizmi i kërkesës së llogarisë. Se na morët në qafë vëllezër duke i lënë të tjerët të bëjnë çfarë i do kokrra e pushtetit. Nëse unë do të kisha pasur mundësinë t’i ndryshoja gjërat, do t’i bëja, dhe do t’i ndryshoja. Ne gjithsesi jemi besimplotë që 25 prilli do të sjellë një ndryshim, por mbi të gjitha do të qartësojë shumë gjëra për shqiptarët. Por kujdes lufta nuk do të mbarojë, lufta do vazhdojë përherë. Nuk po them ta tjetërsoni votën, hidheni dhe kërkoni llogari. Opozita duhet ta çelë fushatën këtu, te ky shesh. 25 prilli do ta sjellë ndryshimin, nuk ka rëndësi kush do jetë, të jenë njerëz që marrin përgjegjësi.

Edmond Budina:

Lexo edhe :  Flamingot folezojnë në Nartë! Kolonia e rrezikuar nga pakujdesia njerëzore

“Jemi në rregull, filluam pak me vonesë. Dorëzuam edhe ne ato listat tona. Ca të gëzuar, ca të hidhëruar, ca të qeshur. Edhe partia e t’ëmës së sëmës, partia e tëçkës së mëçkës e të tjera, i çuan kandidatët e tyre në komisionin zgjedhor. Problemi është sa kriminelë ka një një krah e në një krah tjetër. Mua më shqetësoi fakti që një pjesë e këtyre njerëzve janë një tip “içi dhe piçi”, janë këta parazitët që u lëpihen kryetarëve dhe shefave deri sa shkrihen fare, sepse kryetari i vë në listë.

Fajin e ka opozita thotë ai, po t’i çke bërë 20 vjet në pushtet? I ke rënë rëngë-dëngës. S’ke faj se ke këta iça-piçat që të rrijnë vërdallë. Këta i thonë kryetarit “ti je Jezu Krishti…dhe ai fryhet e fryhet. Prandaj ne duhet të mos mërzitemi, me lista, pa lista, është s’është. Ne duhet të vazhdojmë. Qytetarët të ngrihen, t’i marrin politikanët dhe t’i hedhin në koshin e plehrave nëse nuk na sjellin qytetarinë. Nuk fituam asgjë në ’90, as kësaj radhe nuk pretendojmë të fitojmë gjë. Ama teatrin e duam këtu, siç ishte.”

Të fundit

Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në Tiranës kemi rreth 17...

“Kërcet” kallashnikovi në Paskuqan! I vëllai i dhunoi vajzën, 61-vjeçari qëllon me armë

Një ngjarje e rëndë e cila mund të kishte përfunduar me një tragjedi është regjistruar së fundmi në zonën e Paskuqanit, Tiranë. Përmes një njoftimi...

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe...

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Austri, disa të plagosur

Disa persona kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me armë në një shkollë në qytetin austriak të Gracit. Policia thotë se një operacion është...

“Luftë civile” në Kaliforni, pas ushtrisë, Trump dërgon marinsat për të vrarë protestat

Një tjetër ditë kaosi në Los Anxhelos. Kjo bëri që presidenti amerikan, Donald Trump, të dërgojë 2 mijë trupa ushtarake në shtetin e Kalifornisë,...

Lajme të tjera

Web TV