“Nuk ia fal vetes”/ Fatma Methasani rrëfehet për depresionin pas lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindja e një fëmije konsiderohet si ngjarja më e lumtur në jetën e një nëne, por për disa lindja mund të nxjerrë në sipërfaqe ndjenja të fshehura të ankthit dhe mërzitjes. Kur këto ndjenja zgjasin shumë në kohë dhe ndërhyjnë në jetën dhe marrëdhëniet e përditshme, njihen ndryshe edhe si Depresioni Postpartum.

Rreth kësaj periudhe ka folur për herë të parë edhe moderatorja e njohur Fatma Methasani, teksa ishte e ftuar në “E ardhmja është vajzë”. E gjendur përballë mikeshës së saj më të mirë, Suada Daci, Fatma rrëfeu në rubrikën “Në mundsh” se periudhën e paslindjes e ka përjetuar shumë keq.

Kjo pasi, moderatorja tregoi se është marrë me detaje të vogla siç ishin ndryshimi i menjëhershëm i jetës dhe shtimi në peshë, që tani i vlerëson si detaje komplet të parëndësishme.

“Shumë pak e dinë që unë e kam kaluar shumë keq periudhën e paslindjes. Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noahn dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme. Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt, goca më besoni që mund t’i humbni shumë shpejt, janë shumë të parëndësishme. Por, unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar si duhet periudhën e paslindjes sepse mendoja gjëra të parëndësishme.”

Në fund, Fatma e mbylli me një mesazh shumë kuptimplotë për të gjitha nënat e reja: “Gjej hapësirën t’ju them mamave që mund të jenë pa gjumë, që jeta e re po ju duket e çuditshme, më vonë do ta kuptoni se kjo është gjëja më e bukur që po bëni në këtë botë”.

Të fundit

Çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës?

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane Për Zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është...

Qeveria miraton listën e re me barnat e rimbursura, ja sa medikamente shtohen

Në mbledhjen e kësaj të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e barnave të rimbursuara me masën e mbulimit të çmimit të tyre. Vendimi...

SPAK i ka tmerruar të gjithë, si majtas ashtu dhe djathtas!

Nga Spartak Ngjela Korrupsioni i një qeverie që e kthen të gjithë administratën në strategjinë shtetërore është një aktivitet antikombëtar, sepse kjo lloj administrate urren...

“Na dal Jezusi shqiptar”/ Deda plas keq ndaj Gjestit: Mungesa e shkollimit bën të veten

Gjatë mbrëmjes së djeshme teksa u surprizua nga një dhuratë, një bluzë e stampuar me figura të njohura të historisë shqiptare, Gjesti bëri një deklaratë...

Papa Françesku në gjendje delikate, Meloni e viziton në spital: Bëmë shaka si gjithmonë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka vizituar Papën Françeskun në poliklinikën Gemelli të Romës. “Jam shumë e lumtur që e gjeta të vetëdijshëm. Bëmë shaka...

Lajme të tjera

Web TV