A do të ketë Ditë Vere në Elbasan? Flet nënkryetarja e Bashkisë: Kemi menduar…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e djeshme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryetarja Mira Rakacolli tha se ora policore do të vijojë të jetë e njëjtë.

Ndërkohë është lënë dy javë kohë për të marrë një vendim i ri nëse do të lejohen apo grumbullimet e njerëzve. Deklarata nënkupton se nuk do të lejohen festimet, madje as ato për Ditën e Verës në Elbasan dhe në qytete të tjera të vendit, këtë të diel.

Kështu që Dita e Verës edhe sivjet do të festohet në familje ose piknik. Në një lidhje për “Wake Up”, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Vesa Liço tha se do ketë organizime të vogla, por nuk do lejohen grumbullime.

“Ishte një vit i vështirë për të gjithë botën. Gjithsesi, stina e pranverës është më e fortë se gjithçka. Ajo do vijë pavarësisht shqetësimeve dhe dhimbjeve tona dhe është e drejtë që ta përkujtojmë dhe ta gëzojmë.

Kemi menduar sivjet të realizojmë një dekor në rrugët dhe sheshet kryesore, në parqet kryesore të qytetit. Kemi realizuar një dekor me simbolin e pranverës që është lulja.

Gjithashtu, kemi përzgjedhur disa aktivitete që nuk cenojnë protokollin anti-Covid. Parësor është shëndeti. Bashkia Elbasan i bën thirrje çdo qytetari të vërë parësor shëndetin dhe Ditën e Verës ta festojë gjithsecili në vatrat e tyre familjare”, bëri të ditur ajo.

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV