I 12-ti në listën e Tiranës/ Xhafaj: Marrim mandatin e tretë, PD ka sjellë emrat e vjetër si një ofertë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Fjala”, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj, kandidat për deputet i PS-së, analizon rinovimin e listës së forcës që përfaqëson si një risi e nevojshme dhe shpjegon arsyet që sipas tij shqiptarët do e votojnë qeverisjen Rama. Si e komenton largimin e Bushatit dhe disa emrave të tjerë me reputacion në PS dhe lënien poshtë “listës së gjelbër” të disa eksponentëve të rëndësishëm.

 

Nga Aurela Xhika

 

  1. Xhafaj në krahasim nga të rinjtë e tjerë në listë e Partisë Sociliste, ju jeni një person që keni mbajtur poste të rëndësishme deri më tani, si e pritët kandidimin, e shihni të gjithën këtë si një tjetër vlerësim që kryeministri ka bërë ndaj jush?

Në fakt e shikoj si një vlerësim të tërësisë së kontributim tim, qoftë pranë PS-së apo edhe në shërbimin publik. E gjithë kjo histori ka në fakt një vlerësim dhe ky është një tregues tjetër që Partia Socialiste di të vlerësojë njerëzit që kanë punuar në një periudhë afatgjatë. Pavarësisht se kam mbi 13 vite angazhim, ky është momenti kur është thirrur emri im dhe është një përgjigjegjësi shumë e madhe, sepse duhet të justifikim këtë besim duke punuar dyfish për të promovuartë gjithë listën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, qoftë edhe të gjithë punët e bëra në këto 8 vite që nuk janë pak dhe kanë sjellë një kontribut real në ecjen përpara të Shqipërisë.

 

Renditeni i 12 në listë, pra në atë që konsiderohet si “zonën e gjelbër”, duke patur parasysh mandatet që PS ka fituar në zgjedhjet e fundit, ndërkohë që jeni i deleguartë punoni në Kavajë. Sa i vështirë ju duket terreni duke patur parasysh edhe kandidatët e opozitës në këtë zonë?

Un kam 5 muaj që jam i deleguar në Kavajën dhe Rrogozhinën dhe me thënë të drejtën nuk më duket aspak i vështirë terreni. Ndihem shumë i vlerësuar qoftë nga numri që kam në listë apo edhe privilegji që kam pasi punoj me dy ekipe të cilët janë ekipe të punës dhe të cilët po punojnë për të bërë diferencën për qytetin. Në politikë çdo zgjedhje elektorale është një alternativë mes dy zgjedhjeve, në këtë rast janë pak më shumë se dy, por nuk i shikoj kundërshtarët si rivalë. Ne jemi në garë për mendjet dhe zemrat e njerëzve, për t’i kërkuar njerëzve besimin tek projekti i Partisë Socialiste për të sjellë transformin e Shqipërisë, pavarësisht se ky mandat ka qënë i shënjuar nga dy katastrofa të mëdha, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e Covid-19. Gjatë gjithë kësaj kohe në kemi qënë aty, në shërbim të qytetarëve, qoftë me procesin e rindërtimit, me sigurimin e vaksinës apo edhe me procesin e  menaxhimit të krizës që kanë shkakuar këto dy fatkeqësi. Diferenca mes kandidatëve bëhet me punë dhe besoj se ne mund të dalim hapur përpaall kundërshtarëve për të kupuar se kush ka qënë dhe aty dhe se çfarë ka bërë. Partia Demokratike ka vetëm një muaj që është në terren, sepse ka bërë një zgjedhje të gabuar, nuk ka arritur të kuptoj që në një sistem pluralist demokracia ka edhe një rol për opozitën, roli i analizës dhe alternativave. Vërtet mbylli të gjithë dyert e bashkive si edhe braktisi parlamentin, por mund të dilte që në atë kohë në terren dhe të punonte me njerëzit.

3-Kryeministri Rama ka bërë më dije se objekti bazë në këtë zgjedhje është 78 mandate dhe ai maksimal 88. Sa të realizueshme i shihni këto objektiva, duke patur parasysh që jeni në kërkim të një mandatitë tretë?

Politika nuk është model matematikor, pra nuk ka të bëjë me periodicitetin e ngjarjeve, por ka të bëjë me funksionin bazë të saj, pra që pushteti është një mjet me të cilin mund të bësh punë dhe ndryshime pozitive dhe parë nga kjo anë ne kemi mundësi që ta bëjmë të gjithë diferencën. Të dallojmë ndryshimet mes Lulzim Bashës si kandidat për kryeministër dhe Edi Ramës si kryeministër aktual, kanë një rekord pune të dy, kanë qënë pjesë të qeverive, pjesë e pushtetit lokal të dy dhe ne sot kemi mundësi të shohim se kur janë bërë punët dhe çfarë pune është bërë. Në fund të ditës, politikanët janë shërbyes politik, kërkojnë mandatin për të shërbyer në publik dhe për të ndryshuar dhe për të sjellë zhvillim në komunitet dhe besoj që në këtë drejtim është shumë e qartë, jo vetëm për të majtët, por për të gjithë shqiptarët. Mandati i tretë vjen me barrën e dy mandateve, njëri që ka qënë i shënjuar me një aleancë e sforcuar, ku kemi parë se çfarë është kërkuar dhe se çfarë diference kanë patuar ministritë e qeverisura nga socialistët dhe nga të tjerët, por edhe mandat i dytë ka patur dy fatkeqësi, pandemia dhe tërmeti. Qytetarët e dinë se qeveria nuk u tërhoq në asnjë moment, por ka qënë aty i ka shërbyer qytetarëve duke vazhduar me procesin e rindërtimit dhe sigurimin e vaksinës. Mbi këto baza kemi mundësinë që të ngremë një themel të shëndoshë dhe të shëndetshëm për mandatin e tretë në qeverisje, për të vazhduar këto projekte të zhvillimit ekonomik dhe këtë projekt të zhvillimit të Shqipërisë europiane në të gjithë drejtimet.

Nga ndryshon lista e Partisë Socalistë nga ajo e partive të tjera? Mendoni se me këtë listë do arrini të realizoni objektivat e vënë?

 

Lista e Partisë Socialiste ndryshon nga të gjitha anët me partitë e tjera, sidomos nga ajo që është partia kryesore pretendente për të marrë frenat e qeverisjes së këtij vendi. Lista e Partisë Demokratike ka qenë e njëjtë me atë të 2013,  vetëm kanë hequr figura që me të vërtetë tërhiqnin një peshë publike. Kanë hequr znj. Topalli, z. Patozi, të cilët tani garojnë përballë tyre  dhe një sërë figurashtë tjera që nuk kanë pranuar të jenë më pjesë e këtij projekti dështak të Lulzim Bashës që ka dështuar në çdo nivel të qeverisjes që ka qënë. Kur zgjohesh në orën 12 dhe fillon e mendon se si do të shkojë dita, ajo ka mbaruar. Unë besoj se lista e PS-së ka bërë diferencën në disa nivele, ka kontakte, mbështetës dhe aktivistëtë PD-së, të cilët duan të angazhohen dhe të punojnë me ne. PD ka sjellë emrat e vjetër si një ofertëtë re për të ndryshuar Shqipërinë. Këtë herë duke qënë se të gjithë drejtuesit kanë vendosur veten në zonat e rrezikut, duke i lënë të hapur rrugën të rinjve, siç jam edhe un për të kandiduar në zona të sigurta, ky është një tregues kryesor i lidhjes që PS ka me publikun, qoftë Ruçi, Xhafaj, Çuçi.

Pse keni zgjedhur që drejtuesit e qarqeve të jenë në kufi, pikërisht në objektivin bazë apo edhe në atë maksimal?

Kemi bërë këtë zgjedhje sepse objektivat e drejtuesve në qarqe janë reale dhe janë bërë për të treguar që e gjithë kryesia dhe drejtuesit janë gati të testohen me votëbesimine  qytetarëve dhe besoj se ky është një elemet i vlerës, pasi tregon se nuk ka të paprekshëm, kjo teoria e senatorëve që janë të janë të përjetshëm është provuar këtë  herë, duke qënë se të gjithë janë njerëz që kanë dhënë një kontribut të çmuar. Kandidimi i tyre në këto zona rreziku tregon se PS është e gatshme t’i vejë të gjitha gjërat në vijën e parë të betejës për të marrë votën e qytetarëve në të gjithë Shqipërinë.

Lexo edhe :  Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë

Ndonëse ju thatë pak më lart se PD ka larguar emra të rëndësishëm nga lista, në fakt këtë gje e keni bërë edhe ju. Keni larguar persona me një kontribut të vecantë, përmendim këtu Sandër Lleshajn, Sadri Abazi, Eglantina Gjermeni,Vasilika Hysi, Elva Margariti dhe Ditmir Bushati. Është bërë kjo vetëm për të sjellë ndryshim apo ka arsye të vecanta për të gjithë këta emra?

Partia Demokratike nuk ka larguar njerëz nga lista, nga PD janë larguar një grumbull drejtuesish, të cilët nuk kanë qënë dakort me drejtimin, mënyrën sesi janë bërë listat, nuk kanë qënë dakort me deputetin që s’duam, me gjithë premtimet që janë bërë dhe nuk janë mbajtur. Partia Socialiste ka patur gjithmonë një proces të brendshëm vlerësimi dhe rivlerësimi të figurave, lista jonë ka ndryshim 1 në 5 kandidatë për deputet, që domethënë 20% e atyre që kanë qënë drejtuesit e mëparshëm janë ndryshuar dhe janë vendosur emra të rinj, sepse partitë duhet të rishpiken dhe duhet të rigjejnë motivimin brenda tyre, mesazhin politik dhe projekte zhvillimore, përndryshe nuk i shërbejnë komunitetit, qytetarë madje as vetes. Objektivi kryesor nuk është të mbajmë një grup njerëzish në pushtet, siç në fakt është lisa e PD-së. Ka një numër njerëzish që për arsyet e tyre apo për arsye të rivlerësimit që është bërë nga qeveria nuk janë më në këtë listë, disa për zgjedhje të tyre, disa për zgjedhje të kryesisë.

Do veçoja zotin Bushatin, ju keni qënë zv ministër gjatë kohës që ai ishte Ministër i Jashtëm, ju duket normale largimi  i një figure kaq të rëndësishme?

Ka procese të partive që vlerësojnë aktivizmin e të gjithëve ne brenda partisë. Unë kam punuar me z. Bushati kur ka qënë ministër dhe mund të them që ka qënë një Ministër i Jashtëm shumë i mirë, i cili ka punuar shumë për të sjellë përpara axhendën europiane të Shqipërisë dhe për ta sjellë më afër ambicien e të gjithë qytetarëve dhe besoj se i ka shërbyer vendit të tij me nder. Nga ana tjetër, besoj që në nivel shërbimi ndaj partisë kur nuk ka qënë ministër ka pasur një vlerësim qoftë nga kryeministri apo edhe nga kryesia. Kryeministri ka folur në mënyrë shumë specifike për kontributin e munguar të z. Bushati dhe nuk besoj se kjo lë hapësira për tu kritikuar, se nuk ka qënë dhe nuk është e vërtetë që ai është parjashtuar se ka pasur kritika, z.Bushati nuk ka qënë i përfshirë në proceset e brendshme të Partisë Socialiste, siç kemi qën ne të tjerët, e ka zgjedhur këtë gjë dhe besoj se kështu ka zgjedhur edhe që të jetë jashtë kësaj liste.

Një tjetër strategji e kryeministrit ishte dhe vendosja në listë e znj. Luljeta Bozo dhe shefes ssë Spitalit Infektiv Najada Çomo. Cilat janë pritshmëritë tuaja me këto kandidime dhe a tregon kjo se PS po përdor politiksht dy fatkeqësitë me të mëdha të vendit, tërmetin dhe pandeminë?

Partia Socialiste ka marrë dy nga njerëzit që kanë patur kontributin kryesor, qoftë në pubik qoftë edhe në praktikë. Z. Çomo është çdo ditë në frontin e parë në luftën me Covid dhe është një drejtuese e një ekipi shpëtimtarësh dhe supeheronjsh, të cilët janë çdo ditë duke shpëtuar shqiptarët. E njënjta gjë edhe për znj. Bozo, ka qënë aty në çdo proces të vlerësimit të dëmeve të çdo banese të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Është kthyer nga pensioni për të dhënë kontribut në publik dhe këta janë njerëz që duhen vlerësuar dhe këto zonja janë një personifikim i asaj që ka qënë sakrifica e gjithë popullit shqiptar këto dy vite. Kjo është të mbash ritmin e kohës dhe të jesh syhapur për atë që po ndodh. Cilin moment të historisë Shqipëtarja përfaqësojnë kandidatët e PD-së dhe që kanë bërë diferencën për publikun ndërkohë që këto zonja jo vetëm që janë risjellë, por janë vënë në krye të listës për të treguar që prioritetet janë të parat.

PD ju akuzon se pjesë të listës keni edhe kandidatë jo të pastër ligjërisht, konkretisht flitet për z. Rrahjan Rrahja, familjarët e të cilët u vunë në hetim nga OFL dhe ish drejtoresha e tatimeve  në Vlorë, e shkarkuar pas një auditti të kryer nga drejtoria qendrore. Si i përgjigjeni këtyre akuzave?

Kjo është një akuzë e kahershme dhe është një proces i vazhdueshëm ku gjykatësi, ndryshe nga si ndodh në PD ku ka një kryegjykatës që i bën të gjitha ay, në PS ky proces ndodh nëpërmjet atyre që janë organet e ligjit. Organeve të drejtësisë u takon të bëjnë një vlerësim të të gjitha kandidaturave, nuk ka asnjë parti në botë që bën edhe prokuroin edhe gjykatësin. Të gjithë në kemi plotësuar formularin e vetëdeklarimit, të të gjithë historikut tonë, të gjithë jemi deklaruar për gjërat që kemi bërë dhe jemi të gjithë para syvetë publikut. Sigurisht, ka patur njerëz më parë që kanë gënjyer, ka patur njerëz që kanë fshehur një pjesë të historisë dhe janë të dënuar dhe janë jashtë politikës tani. Sa i përket akuzave për persona të përveçëm duhet të keni parasyh se ne kemi një model post-komunist politik ku kundërshtari është armik, për këta persona nësë vertët i kanë bërë gjërat për të cilat akuzohen këtë e kontrollon gjyqësori, nuk ka asnjë vend ku opozita e bën vetë gjykatësin.

 

Një ndër figurat më të rëndëshihme në drejtësi ka qënë edhe z. Fatmir Xhafaj, i cili renditet i 23 në listë. Mendoni se do e kalojë sfidën e votave dhe do të ngjitet më lart duke patur parasysh që objektivi maksimal  në Tiranë është sigurimi i 20 mandateve?

Un besoj se z. Xhafaj është një nga ata njerëz që mund ta kalojë atë sprovë dhe nuk besoj se do ketë shumë si ai, por përsa i përket komentit të numrit të tij në listë ai e ka thënë që e ka vënë veten në vijë, që është në garë për të thyer listën për të kaluar pragun me anë të votës personale, si emër i perveçëm dhe mund të them që është një njeri që ka kontribuuar në Partinë Socialiste dhe e ka vënë veten në sprovë për të treguar mbështetjen nga komuniteti.

Të fundit

Ish-deputetja tregon momentin ‘epik’ kur i shkroi ish-it nën efektin e alkoolit

Ish-deputetja, Oriola Nebiaj ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë...

Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato. Nga ngjarjet që u mor për...

Jo vetëm Kina dhe Koreja e Veriut, ja shteti i ri ku Putini po rekruton ushtarë

Raportohet se Rusia po përpiqet ta përfshijë Laosin në luftën në Ukrainë. Nën pretekstin e bashkëpunimit humanitar, Moska thuhet se është gati të organizojë...

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar nivelin më të lartë që...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Lajme të tjera

Web TV