Një tjetër shtet ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullgaria ka ndalur përkohësisht vaksinimin kundër koronavirusit, me vaksinat e kompanisë AstraZeneca, pas rritjes së shqetësimit për sigurinë e tyre.

Qeveria bullgare ka thënë më 12 shkurt se vaksinimi është pezulluar derisa Agjencia Evropiane e Ilaçeve të dërgojë një deklaratë të shkruar, që heq të gjitha dyshimet për siguri.

“Derisa të kemi një konfirmim të sigurt dhe të qartë në letër nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, që vaksina e kompanisë AstraZeneca mund apo nuk mund të jepet, ju (zyrtarët shëndetësorë) do ta ndalni vaksinimin”, është cituar të ketë thënë kryeministri bullgar Boyko Borisov.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më 12 mars se është duke analizuar raportimet për probleme me koagulim të gjakut te disa persona, të cilët janë vaksinuar me një dërgesë të vaksinave të AstraZenecas.

Vetë kompania AstraZeneca ka thënë më 11 mars se nuk ka gjetur të dhëna për rritje të ndërlikimeve pulmonare apo të trombozave në vena – bazuar në të dhënat që nga vaksinimi deri më tani.

Megjithatë, Danimarka, Norvegjia, Islanda, Italia dhe Rumania kanë shtyrë apo kufizuar vaksinimin me këto vaksina, pas raportimeve të izoluara të pacientëve që janë përballur me trashje gjaku.

Tajlanda ka vepruar njëjtë më 12 mars.

Australia, Meksika dhe Filipinet kanë thënë se do të vazhdojnë vaksinimin, pasi nuk kanë gjetur arsye për të vepruar ndryshe.

Kanadaja po ashtu ka thënë se nuk ka të dhëna se vaksina shkakton reaksione agresive./ REL

Të fundit

Veliaj: Jo shkrirjen e SPAK, por luftë me atë që më futi në burg para zgjedhjeve

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe duke sulmuar ashpër prokurorin...

Berisha në Athinë: Do rikthejmë marrëveshjen e detit me Greqinë

  Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mitingut elektoral në Athinë se, sapo opozita të vijë në pushtet, do të aktivizojë marrëveshjen për kufirin detar me...

Parashikimi i horoskopit 24 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Për shumë kohë ju keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve mbi tuajat. Mendja juaj po përpiqet të gjejë ekuilibër. A nuk duhet të...

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin e vlefshëm për javën e...

Lajme të tjera

Web TV