Procesi i rindërtimit, Rama dhe Ahmetaj: 128 shtëpi përfundojnë brenda dy muajsh, 15 pallate do të jenë gati në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar punimet për procesin e rindërtimit pas tërmetit, në Fushë Krujë.

Rama shkruan në rrjetet sociale se aty po merr formë një nga lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, ajo e Rilindjes pas tërmetit, me 128 shtëpi që përfundojnë brenda më pak se dy muajsh dhe 15 pallate që do të jenë gati në vjeshtë.

Sakaq ministri Ahmetaj theksoi se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.

‘Pallatet mbarojnë në shtator, ndërsa shtëpitë pas më shumë se një muaji. Janë 120 apartamente dhe 128 njësi individuale që janë pothuajse në përfundime sipër. Brenda pranverës të 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 26 nëntorit, përveç kujtesës. Çdo gjë do të herë ndërtuar më mirë më bukur.’- tha Ahmetaj.

Të fundit

Kryeministri Keir Starmer viziton Tiranën; Masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të mbërrijë këtë të enjte në Shqipëri, në prag të Samitit të Komunitetit...

Rama tallet me Berishën/ Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si…

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke "hipur" mbi një valë ndjenjash pro-BE-së për t'u bërë udhëheqësi...

Fotografuan votën e tyre, Prokuroria e Tiranës kërkon masë të rreptë për dy persona

Hasan Doka dhe Alketa Hasani, dy personat e arrestuar më 11 maj, në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës...

Akuzat për sulm seksual, shpallet fajtor aktori francez Gerard Depardieu!

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu, 76 vjeç, është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj dy grave dhe është dënuar me 18 muaj dënim...

Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, flakët shkatërruan çdo gjë brenda saj

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Rrile, të Lezhës. Sipas informacioneve dyshohet se shkak i zjarrit...

Lajme të tjera

Web TV