Balla inspekton punimet në Marinzë: Ky model agroturizmi tregon vizionin tonë për 10 vitet e ardhshme në Belsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla vizitoi qytetin e Belshit dhe u ndal në Liqenin e Marinzës, ku po ndërtohet një kompleks agroturistik.

Balla në hyrje të fjalës së tij tha se ky model zhvillimi tregon vizionin e PS se si duan ta shohin Belshin për 10 vitet e ardhshme.

Ai shtoi më tej se pas 15 prillit, vizitorët e zonës do të mund të gjejnë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, nga uji i pijshëm tek kanalizimet dhe gjithçka tjetër që u nevojitet.

Ky është modeli i parë në këtë zonë që po ndërtohet nga Bashkia dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Pas atij transformimi të paimagjinueshëm në këto 6 vite të para të punës sonë këtu në Belsh për të garantuar që këto pasuritë natyrore të Belshit të dalin në pah dhe që banorët e Belshit të përfitojnë investime në infrastrukture, në ujin e pijshëm, kanalizime, rrugët lidhëse. Ajo që po synojmë të bëjmë këtu në Marinzë është të ndërtojmë një model të agroturizmit të kësaj zone duke treguar vizionin tonë për 10 vitet e ardhshme këtu në Belsh. Ajo që është një fshat turistik ku do të mund të akomodohen rreth 45 persona, me një restorant dhe përveç kësaj edhe rreth 40-50 kampera turistësh të huaj të cilët mund të vijnë dhe të gjejnë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, nga uji i pijshëm tek kanalizimet dhe gjithçka tjetër që u nevojitet. Kemi krijuar mundësinë e një cirkuiti këmbësorësh për të lidhur liqenet me njëri-tjetrin. Ky është modeli i parë në këtë zonë që po ndërtohet nga Bashkia dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, deklaroi Balla.

Të fundit

Paraqitet në SPAK ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule

Është paraqitur sot (11 qershor) në Prokurorinë e Posaçme ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule. Siç shihet edhe në...

Sekuestrohet 3,4 tonë kokainë e fshehur te frutat

Autoritetet kostarikane kanë zbuluar dhe sekuestruar 3450 kilogramë kokainë të fshehur brenda një kontejneri me fruta të freskëta, që ishte destinuar për tregjet evropiane....

Njeriu që zgjodhi lirinë

1.Dyzet vjet më vonë Bujar Bukoshit i përsëriteshin në formë rituale dy pamje që përbënin pothuajse një të vetme. E para ishte ajo e...

Tragjike/ Mbytet në lumin Shkumbin fëmija 6-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin. Sipas informacioneve, trupi i të miturit u...

Përse (nuk) duhet të ikë Berisha ?

Nga ARTUR  AJAZI Nuk ë kuptoj, pse të gjithë pas humbjes së 11 Majit, ijanë sulur Sali Berishës. Thonë “duhet të ikë Berisha, pse nuk...

Lajme të tjera

Web TV