Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturën e tetë.
I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, nga 113 deputetë të pranishëm në sallë.
Deputetët pritet të zgjedhin e pesë nënkryetarët e parlamentit nga radhët e partive të tjera politike.
Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur më 14 shkurt, ndërsa certifikimi i tyre u bë më 13 mars.