Kombëtarja Shqiptare ka marrë një fitore të rëndësishmë në transfertën e San Marinos duke mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikimin në Botëror.
Kuqezinjtë triumfuan me golat e Manaj dhe Uzuni në pjesën e dytë ku u duk qartë dominimi i djemve të Rejas.
Pas një ore lojë, kuqezinjtë gjetën rrjetën me Manaj, në një goditje këndi. Sulmuesi kuqezi ka kërcyer në zemër të zonës së rreptësisë dhe i pashqetësuar ka mposhtur portierin.
Më pas, në një goditje tjetër këndi, kuqezinjtë kanë goditur tranversën e portës së San Marinos dhe topi u kthye te këmbët e Veselit që goditi në portë por në rreze ishte Uzuni që bëri devijimin e fundit.
Kështu Kombëtarja triumfon dhe kthehet në shtëpi me 3 pike të arta duke shkuar në kuotën e 6 pikëve, 1 më pak se Hungaria e vendit të dytë.