“Poshtë pallatit mu afrua një djalë dhe…”/ Shtohen rastet e vjedhjeve, ja çfarë tregon vajza në Polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Po afrohesha në shtëpi dhe isha vetëm. Në këtë çast, kur isha poshtë pallatit, nga mbrapa erdhi një djalë dhe tha – goca ndalo pak. Kur ktheva kokën, djali i moshës 20 apo 22 vjeç, me një thikë në dorë më tha: ‘Mi jep të gjitha tani’”.

“Ai fliste dhe thoshte mi jep të gjitha, jo vetëm unazat, më jep telefonin, shpejt nxirr portofolin dhe më jep sa lek ke aty?“.

Sipas të resë, e hutuar, ajo i është përgjigjur se nuk kishte asnjë qindarkë, pasi i kishte shpenzuar për ushqime.

“Pasi mori katër unazat e mia dhe varësen me vlerë 500 mijë lekë të vjetra, ai ma bëri me dorë që t’i dorëzoja dhe qesen me ushqime dhe e frikësuar siç isha nuk u ndjeva fare”, shton më tej kallëzuesja.

“Hajduti nuk përdori forcë, por unë, ngaqë kishte thikë në dorë, ia dhashë, duke pasur frikë nuk fola, por sapo iku ai, ndalova një kalimtar dhe i kërkova të njoftojë policinë”.

E pyetur mbi identitetin e grabitësit, ajo përshkruan se hajduti ishte rreth 1.90 i gjatë dhe i dobët.

“Sytë i kishte pak si të rëna, ishte i veshur sportiv. Kishte një bluzë me kapuç dhe një maskë Covidi në fytyrë, megjithatë, po ta shoh, unë e njoh këtë person”, – këmbëngul kallëzuesja.

Policia pranon se në Tiranë dhe jo vetëm, janë rritur vjedhjet e rrugës. Të gjithë, siç raporton GazetaSi.al, përdorin maskë anti-Covid. Me përjashtim të emigrantëve të paligjshëm, që kalojnë përmes Shqipërisë dhe që kanë destinacion vendet e tjera. Por edhe emigrantët e paligjshëm kanë filluar të sulmohen nga i njëjti komunitet.

Një shtetas algjerian, i quajtur Hicham Fatouh, i vit lindjes 1996, shkoi në komisariatin numër 4 dhe tregoi se si u sulmua nga një palestinez, me qëllimin e vetëm për t’i rrëmbyer paratë që kishte në xhep.

Lexo edhe :  Eurosong 2024, Shqipëria nuk kualifikohet në finale!/ Mbyllet rrugëtimi i Besa Kokëdhimës

Fatouh, sipas burimeve të policisë, rrëfen se si mbërriti në Tiranë mbas dhjetë ditëve udhëtim nga Greqia, ku sipas tij, ai jetoi dy vjet.

“Erdha në këmbë nga Korça dhe këtu jam tranzit. Dje isha në një kafe afër një spitali privat dhe aty vjen një emigrant tjetër me emrin Kika. Më thërriti mua dhe shokun tim, Hamza. Kur u ul, i thashë Kikës se dua të shkoj në Kosovë dhe mandej të vazhdoj udhëtimin në këmbë dhe Kika tha hajde shkojmë në shtëpinë time se do ju ndihmoj unë të ikni në Kosovë”.

Në mirëbesim, i riu i thotë policisë se u nisën për në banesën ku jeton një tjetër emigrant i paligjshëm.

“Duke ndjekur Kikën nga pas, ai nxjerr thikën pasi na futi në një rrugicë dhe kërkoi telefonat tanë dhe paratë. Ia dhashë, unë kisha me vete vetëm 20 euro. Shoku im Hamza bëri rezistencë dhe ai e qëlloi me thikë në bark dhe për këtë e çova në spital për ndihmë”.

Kur polcia e pyet emigrantin e paligjshëm të japë detaje për Kikën, ai e përshkruan; Kika është trupmadh, i moshës 30 vjeç, mban vath në veshin e majtë.

Policia shkruan në dosjen që GazetaSi.al disponon se për orë të tëra, së bashku me emigrantin e paligjshëm, është kërkuar ky shtetas, kryesisht në kryqëzime, ku qëndrojnë për të lypur emigrantët që vijnë nga vendet e Lindjes, por pa asnjë rezultat.

 

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV