Politikani e nis fushatën nga arkivoli: “Të më varrosin të gjallë, nëse…” (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kandidat për Kongresin meksikan nisi fushatën zgjedhore në një arkivol  për të nxjerrë në pah mijëra vdekje të vendit nga pandemia e coronavirusit dhe dhuna e lidhur me kartelet e drogës.

Carlos Mayorga, një kandidat i dhomës së ulët për partinë Encuentro Solidario në shtetin verior të Chihuahua, tha se po ju dërgonte një mesazh politikanëve që njerëzit po vdesin “për shkak të indiferencës së tyre”. Mayorga mbërriti brenda një arkivoli me ngjyrë ari në një tubim fushate në një urë midis qytetit kufitar meksikan të Ciudad Juarez dhe El Paso, Texas, raporton straitstimes.

Ai u shoqërua nga ndihmës i veshur me pajisje mbrojtëse personale dhe mbanin buqeta me lule për të tërhequr vëmendjen për numrin e të vdekurve në shtetin meksikan prej më shumë se 200 mijë – një nga më të lartët në botë.

Politikanët “kanë heshtur për nivelet e larta të krimit të organizuar. Ata kanë heshtur për situatën kaotike COVID-19”, tha Mayorga.

Më shumë se 300 mijë njerëz janë vrarë në Meksikë që kur qeveria vendosi ushtrinë në luftën kundër drogës në 2006, sipas shifrave zyrtare.

Të fundit

Nasa bën turneun e parë brenda vrimës së zezë

Një nga objektet më misterioze në hapësirë ​​janë vrimat e zeza gjigante që ekzistojnë në qendër të pothuajse çdo...

“Ankth dhe pagjumësi”/ Mjekët psikiatër shpjegojnë mjekimet që merrte Alma Arrazi

Në media, është bërë publike një recetë që mjeku neuropsikiatër nga Shkodra Gjon Preçi ka lëshuar për qytetaren Alma Arrazi, që ditë më parë...

Françeska hapi Kutinë e Pandorës, Sara Gjordeni: Turp, e parashikuar

Françeska Murati hapi dje “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia të bënte një telefonatë me bashkëshortin, ndërsa në këmbim do t’i duhej të...

KE ‘shuplakë’ Greqisë për ‘Belerin’, reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

BE është e shqetësuar për mosmarrveshjet në rajon; Maqedoni e Veriut me Bullgarinë dhe Greqia më Shqipërinë. Komisioni Evropian shprehet se shpreson që këto...

Jamie Carragher sulmon Casemiron: “Lëre futbollin para se të të lërë ai ty”

Ish-lojtari i Liverpool-it, Jamie Carragher ka komentuar në mënyrë shumë të ashpër paraqitjen e Casemiro-s, mesfushorit të Manchester United, pas humbjes 4-0 ndaj Crystal...

Lajme të tjera

Web TV