“I kam realizuar të gjitha”, Rama tregon se pse u fut në politikë: Jam kryeministri i vetëm që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Laprakë ka treguar arsyen se për çfarë u fut në politikë. Ai tha se nuk ka dashur që të jetë një politikan, por donte të merrte në dorë fatin e tij.

Kryeministri pohoi se ishte i vetmi kryeministër që kishte lëvizur në të gjithë Shqipërinë.

“Unë nuk u futa në politikë se doja të isha politikan, por se isha në emigracion. Më futi besimi tek vetja. Hera herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe kanë përfunduar në fund të greminës. Ajo pjesë e njerëzve që besojnë tek puna, tek vetja, tek guximi, i kanë lënë të tjerë që të delegojnë fatin e tyre. Unë kam hyrë në këtë rrugë, pikërisht që fatin tim, të familjes time, të vendit tim, mos tua delegoja të tjerëve. Sot jam këtu që t’u them shqiptarëve; mos ndaloni, mos ktheni rrugën, mos u dorëzoni.

Ngjitja drejt majës ku duam të mbërrijmë është e vështirë. unë i kam realizuar të gjitha. I kam pasur të gjitha nderët nga populli im. Unë s’jam këtu për veten, ne, Erjoni, ju të gjithë e duam Shqipërinë jo për pushtetin, kurse ata e duan për pushtetin. Po të shohësh km në makinën time është më i gjatë se sa ajo e kryeministrave të gjithë bashkë në vendin tonë për shkak të udhëtimeve të mia në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV