Gjiknuri shfaqet me ish-deputetin Selami, gra e vajza ish-anëtare të LSI i bashkohen PS në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me gra e vajza ish anëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë aktivitet të organizuar në sheshin e rikonstruktuar në zonën e “3 Racave”, Gjiknuri shoqërohej nga ish-deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami dhe kandidatet për deputete Pranvera Resulaj e Laura Ferati.

Gjiknuri vlerësoi kontributin e këtyre grave gjatë katër vjeçarit të kaluar, duke theksuar se bashkimi rreth Partisë Socialiste do të bëjë këtë forcë edhe më suksesshme për të arritur fitoren masive më 25 Prill.

Projektet strategjike për zhvillimin e Vlorës, kanë bërë që të jenë shumë e më shumë njërëz të cilët po presin të na bashkohen , tha Gjiknuri në sheshin e rikonstruktuar të Tre Racave.

Në cilësinë e organizatorit të takimit , Shkëlqim Selami , ish deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se vota për Partinë Socialiste është detyrim ndaj Kryeministrit Rama dhe trasformimit që i ka bërë qytetit.

“Jemi sot këtu për të mbështetur maksimalisht të ardhmen tonë, të ardhmen e qytetit tonë, për të mbështetur Edi Ramën dhe për të mbështetur Partinë Socialiste. Faktikisht, sot Vlora dhe Qarku por edhe gjithë Shqipëria po prek të ardhmen europiane, ndaj ju bëj thirrje të gjitha ju zonjave, të bashkohemi të gjithë për të ardhmen e fëmijëve tanë. E shikoni shumë mirë se çfarë është bërë në qytetin tonë, janë bërë disa investime strategjike”, u shpreh Selami.

“Ne nuk jemi këtu sot për të treguar se po bashkojmë në Partinë Socialiste gra që vijnë nga një forcë tjetër politike por që zonjat janë vlera më e spikatur në shoqëri”, tha kandadatja, Pranvera Resulaj.

Lexo edhe :  Cilat ishin mesazhet e Ramës?/ Zbulohen kodet e përdorura nga kryeministri në Athinë

“Ndër të gjitha titujt që më listojnë , si drejtuese institucioni apo pedagoge, ajo që më bën më shumë nder është që jam Kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste të Vlorës. Ne, të bashkuara duhet ti kthejmë votën e mirënjohjes Edi Ramës për gjithçka ka bërë për qytetin tonë”, vlerësoi Resulaj.

Për kandidaten Laura Ferati , bashkimi i kaq shumë zonjave gjatë rrugëtimit qeverisës është dëshmi se punët e mira ja kanë dalë të tërheqin në kahun e duhur gratë, motorrin e zhvillimit të shoqërisë.

“Sot është një ditë shumë e bukur sepse kemi shumë gra që na janë bashkuar rrugës këto katër vitet e fundit. Unë e mirëkuptoj pse nuk na jeni bashkuar që në fillim, sepse ne gratë kërkojmë fakte, kërkojmë argumente bindëse dhe kërkojmë vepra. Ju keni pritur që çdo gjë që ne e premtuam në 2013-tën, ti shikonit në vepra të realizuara, jo vetëm në librin tonë të premtimeve elektorale. Tashmë edhe sot ku jemi në këtë shesh është një vepër e realizuar siç janë me dhjetra dhe me qindra të tilla në gjithë Qarkun e Vlorës. Dua të falenderoj në mënyrë shumë të veçantë z. Shkëlqim Selami, që ka qënë me ju në çdo moment dhe nuk ka qënë për forcën politike por ka qënë duke ju mbajtur bashkë si qytetar të mirë të Qarkut të Vlorës. Për ne, nuk ka shumë rëndësi ku keni qënë më para, çfarë këni bërë më para, për ne ka rëndësi që ju jeni gra shëmbull në qytet”, u shpreh Ferati.

“Ju bëj thirrje që të votoni qeverisjen e cila jua bën jetën më të thjeshtë me vepra publike dhe mirëqënie”, ju është drejtuar grave prof. Anka Cullaj Kotori, ish aktiviste e LSI.

“I bashkohemi të gjitha ne që ndoshta në zgjedhjet e kaluara kemi kontribuar në LSI sepse duhet ta kemi kujtesën jo të shkurtër, që nga ky shesh ku jemi ulur sot, mbani mend si ishte?! Qeverisja që ma bën jetën komode në qytetin tim, në qytetin tonë, që na ka ndryshuar me gjithçka, na nxit të votojmë për të. Jo për të pasur ndasi por për tu bashkuar drejt një qeverisjeje që na i bën jetën më komode”, theksoi ish-aktivistja e LSI.

Të fundit

Greta Lena, dashuria për punën dhe shpirti i sakrificës..!

Nga Pandeli Bardhi  Bashkuar këto edhe me zëmrën bujare  “të lindur”, e bëjnë atë që shërbimi ndaj qytetarëve  dhe...

Rishikimi i Spacey Unmasked – shumë më tepër se një ekspozim

Dhjetë burra, duke përfshirë një boksier dhe një ish-marinist, bëjnë akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër yllit që dikur ishte dinamit në arkë....

I izoluar jashtë vendit: Rafah paraqet një zgjedhje të ashpër për Izraelin

Benjamin Netanyahu urdhëroi sulmin e fundit pavarësisht paralajmërimeve për fatkeqësi. Shumë izraelitë po pyesin se cili çmim është shumë i lartë në ndjekjen e...

Biden po i bën të gjitha gabim

Nga Mark Penn Presidenti Biden duket mbrapa në të gjitha shtetet në lëvizje dhe fushata e tij duket e fokusuar në forcimin e bazës së...

Erjola flet për raportin me Gracianon: Është futur në një det ku është i mbyturi

Erjola Doçi u eliminua pas një televotimi të dytë që u hap në "Big Brother Vip Albania 3" dhe ishin votat e publikut ato...

Lajme të tjera

Web TV