OSBE-ODIHR për zgjedhjet: Presidenti përdori postin për të bërë fushatë kundër qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri. Përmbledhtazi, raporti thekson se zgjedhjet ishin përgjithësisht të mirëorganizuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe gjithashtu vëren se dita e votimit ishte e qetë dhe pa incidente.

Megjithatë, siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR, fushata është dominuar nga disa tensione të pjesshme që buronin nga nga thirrjet për dhunë të Presidentit të Republikës, ankesave për rrjedhje të të dhënave personale për shkak të angazhimit të stukturave partiake në monitorimin e votuesve, si dhe akuzave ndaj mazhorances për përdorimin e burimeve qeveritare gjatë fushatës.

Shqetësimet për sjelljen e Presidentit vihen në dukje që në krye të raportit, në faqen 2, ku theksohet shqetësimi i OSBE-ODIHR për faktin se Presidenti keqpërdori tagrat e institucionit që ai përfaqëson për të bërë fushatë kundër qeverisë. Sjellja tërësisht jashtë kornizës institucionale e Presidentit trajtohet gjerësisht nga raporti, i cili ndër të tjera shprehet gjithashtu se toni dhe fjalori i përdorur nga liderët politikë, dhe në vecanti nga Presidenti i Republikës, ishte konfrontues dhe i zjarrtë.

Misioni i OSBE-ODIHR ndalet edhe tek situata e mediave në vend, duke listuar një sërë problematikash si ndikimi i pronarëve të medias që sjell në vetëcensurim të gazetarëve, kasetat e gatshme të përpunuara nga partitë politike, hapësira e ulët mediatike për partitë e vogla etj.(Tema)

Të fundit

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Lajme të tjera

Web TV