Kandidati i PD-së Ferdinand Xhaferri dhe ish-kryebashkiaku socialist Vangjush Dako janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që po numërohen kutitë e fundit të votimeve në Durrës.
Korrsepondenti i “Panorama.al” raporton se dy përfaqësuesit e forcave politike rivale janë përplasur verbalisht me fyerje të ndërsjellta.
Përplasje ka pasur gjithashtu mes mbështetësve të dy partive politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Në këto pamje shfaqet Xhaferri teksa i drejtohet Dakos me fjalët: “Vangjush u bëre politikan ti!”.
Mandej ka ovacione nga simpatizantët socialistë, të cilëve kandidati i PD-së u përgjigjet: “Jeni zagarët e tij!”. Ky moment duket se na ndezur gjakrat, ku një mbështetës i PS çohet në këmbë dhe kërkon konfliktim me Xhaferrin. “Ça zagarësh jemi ne?! Je më i mirë se ne ti?!”, i thotë simpatizanti i PS kandidatit demokrat për deputet.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 473 qendra votimi nga 481 në total. Në Durrës kryeson Partia Socialiste me 8 mandate, ndërkohë Partia Demokratike ka 6 mandate.