Basha nuk di të pranojë as dhe një difekt të vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Debati në Kryesinë e PD është vetëm një pjesëz e vogël e shprehjes së energjive plot daallgë që ndeshet sot anëtarësia e thjeshtë e PD. Debat që nis së brendshmi së pari, për humbjen e një beteje për të cilën e ndjejnë se lidershipi bëri shumë gabime në kohë e për të cilat u ndëshkuan të gjithë, apo të ngushëllohen me faktin se fitorja u është vjedhur ashtu siç ka ditë që gjëmon makineria e propagandës e të njëjtëve liderë që sot nuk dinë të dorëhiqen.  Në këtë dyzim ndjesish ku njëra palë kërkon dorëheqjen e Bashës si humbës, dhe tjetra që justifikon kyetarin se fitorja e vjedhur nuk është humbje, dhe turet e takimeve janë të ndryshme. Një tur i Bashës nëpër qytete e një tjetër tur i kritikëve që këkrojnë një tjetër lidership dhe jo pengmarrje lidershipi. Nuk dihet ende si do të përfundojë kjo betejë brenda demokratëve por e sigurt është se plagët e marra në PD do të kullojnë jo vetëm gjak por dhe qelb infeksioni. Ndaj dhe dilemat janë mëdha, pra, nëse qëndrimi i Bashës e shëron më shpejt PD apo do shtojë infeksionin e brendshëm. Në fakt, në takimin e djeshëm në Elbasan, aty ku Basha bënte thirrje se “duhet të vini në Elbasan për të mësuar si janë vjedhur zgjedhjet”, pikërisht aty pra, pjesëmarrja ishte më e vogël se kudo. Demokratët duket se po i rrinin larg Bashës dhe jo vetëm në Elbasan. Pasi shohin një gjë që duket qartë: Basha nuk di ti njohë vetes as edhe një gabim të tijin personal për rezultatin e zgjedhjeve. Për të fajin e ka vetëm kundërshtari, por ai kurrë. Të njëjtat teza u përdorën dhe gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD du do të merreshin në analizë shkaqet dhe rezultatet e qarqeve.  Viktimizim për çfarë ndodhi në 25 prill dhe se tani e tutje fillon beteja e vërtetë opozitare. Dhe sigurisht, me në krye po Bashën që rifutet në betejë. Kërkesat e Kadillit dhe Ristanit për dorëheqje të kryetarit dhe moskandidim të ri të tij në zgjedhjet e korrikut në PD, argumentohen jo vetëm me humbjen e rradhës së zgjedhjeve, por dhe pse Basha nuk mund të japë më, dhe se PD ka dhe njerëz të tjerë që mund ti japin një frymëzim të ri betejës së saj. Gjithësesi, debati i djeshëm mendohet se do të jetë përplasja e parë e brirëve në PD.  Përplasjet do të vijojnë deri në përcaktimin nëse do të kemi të njëtin kryetar apo do një emër të ri. Nga kjo, dhe mënyra si do të zhvillohen këto zgjedhje të brendshme, do të varet nëse PD do të mbetet e bashkuar apo do të ketë një shizmë të re.

Të fundit

Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës/ Ja çfarë shkruan

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një videokartolinë për shqiptarët e Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë...

Temperaturat deri në -3°C! Orë me diell dhe mjegull e dendur, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -3°C! O Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e...

Kur shqiptarët ndahen në dy fronte për shkak të një xholi apo një gjesti

Nga Leonard Veizi   Atë që Gjesti i bëri shqiptarëve nuk ia ka bërë dot as UDB-ja, – një organizëm që kishte për detyrë të ndante...

Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

  “Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd...

Administrata shqiptare vlerësohet, por sfidat mbeten

Administrata publike shqiptare është renditur e para në rajon sipas raportit të fundit të OECD/SIGMA, një nismë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe Organizatës...

Lajme të tjera

Web TV