Koha për lirimin e masave? Mbi 725 mijë të vaksinuar në Shqipëri, vetëm 57 të shtruar në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbërritjes së 60 mijë dozave kineze një ditë më parë, në Shqipëri ka rinisur vaksinimi masiv i popullatës. Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se janë vaksinuar 8 519 persona.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministrja Ogerta Manastirliu, në total numri i të vaksinuarve ka shkuar në 725 135.

Janë më shumë se 830 mijë doza vaksine që janë administruar në Shqipëri, ndërsa objektivi i ri është realizimi i 1 milion vaksinimeve brenda Qershorit.

Koha për lirimin e masave?

Situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa sot u raportua vetëm për 6 të infektuar dhe një të vdekur.

Numri i rasteve aktive me covid në Shqipëri ka rënë në 944, ku 505 prej këtyre rasteve janë në Tiranë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Duke iu referuarve treguesve, disa nga mjekët e njohur kanë bërë thirrje për një tjetër lehtësim të masave. Aktualisht nuk lejohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në 06:00.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV