Një ngjarje tragjike ka tronditur Greqinë. Mediat greke bëjnë me dije se një oficer 55-vjeçar i ushtrisë greke, në Nea Ionia, Volos, u vetëvra me armë zjarri.
Ishte bashkëshortja e tij ajo që gjeti trupin e pajetë të oficerit.
Viktima ishte në shtëpinë e tij në rrugën Alopiou me Mytilene, kur në rrethana të paqarta ai qëlloi veten në zemër në 21.45, ndërsa gruaja e tij mungonte në punë.
Fqinjët dëgjuan të shtënën dhe menjëherë një ambulancë e EKAB u thirr në vendin e ngjarjes.