I riktheu tek titulli kampion pas 11 vitesh, Antonio Conte largohet nga Interi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antonio Conte nuk është më trajneri i Inter-it.

Klubi dhe tekniku kanë vendosur të ndahen në mirëkuptim.

Trajneri kërkonte 9 milionë euro për ndërprerjen e parakohshme të kontratës, por marrëveshja është arritur për 7.5 milionë.

Komunikata për shtyp e Inter:

“FC Internazionale Milano komunikon se ka gjetur marrëveshjen për prishjen e dyanshme të kontratës me trajnerin Antonio Conte. I gjithë Klubi dëshiron të falënderojë Antonio-n për punë e jashtëzakonshme të bërë, që ka arritur kulmin me fitoren e titullit të 19-të. Antonio Conte do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubi”.


Conte mbërriti në stolin e Interit më 31 maj 2019, duke zëvendësuar Luciano Spallettin e shkarkuar dhe pas dy sezoneve në krye të zikaltërve, ai e mbylli aventurën me fitoren e titullit kampion.

Tashmë zikaltërit duhet të zgjedhin një trajner të ri dhe emrat më të lakuar janë ata të Allegrit, Inzaghit, Sarrit dhe Mihajlovic, por mesa duket në krye të listës qëndron Max Allegri.

 

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV