Komisioni/ Miratohet shkarkimi i Metës, provat që fundosin presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Hetimor ka miratuar unanimisht raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Partia Socialiste së bashku me deputetët jashtë këtij grupi parlamentar kanë mundur të dalin në raportin përfundimtar për të bërë të mundur shkarkimin e Presidnetit Ilir Meta në Parlament. Në seancën e radhës pritet që Kuvendi të votojë shkarkimin e Metës për fjalorin dhe retorikën e tij të përdorur para dhe gjatë fushatës elektorale. Kreu i Komisionit Alket Hyseni ka hedhur në votim raportin, i cili është mbështetur nga të gjithë deputetët në mënyrë unanime.

Raporti

Komisioni Hetimor Parlamentar në raportin përfundimtar konstaton se me aktivitetin dhe deklaratat gjatë fushatës elektorale dhe ditës së heshjes zgjedhore, Presidenti i Republikës ka kryer shkelje të Kushtetutës. Raporti i lexuar nga kryetari i Komisionit Hetimor Alket Hyseni, theksohet se Presidenti Meta ka shkelur parimin kushtetues për të qenë përfaqësuesi i unitetit kombëtar. Raporti vijon më tej se Presidenti i Republikës ka mbajtur qëndrime të njëanshme politike, duke shkelur Kushtetutën për paanësi politike. Hyseni tha se në deklaratat e tij, Presidenti Meta ka vënë në rrezik marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka sulmuar ambasadoren amerkane Yuri Kim. Raporti thekson se Presidenti ka cënuar imazhin e vendit. Sipas raportit, Presidenti është përfshirë direkt në fushatën elektorale duke sulmuar mazhorancën, ç’ka është e ndaluar në Kushtetutë. Hyseni tha se retorika e Presidentit ka inkurajuar dhunën. “Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i presë dorën, thirrje luftarake, vetëgjyqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit. Kjo nxitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë presidentin meta të ndaloje këtë fushatë.  Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të jap leksione demokracie, që nuk gjendjen askund.” tha ndër të tjera Hyseni duke iu referuar konstatimeve të hetimit, për të cilin u shpreh se do i dërgohet Kuvendit për votim brenda 7 ditëve. “Sjellja e Presidentit duhet të përcaktohet si rol ekuilibrues në jetën politikë të vendit dhe nuk përfshihet në lojën e përditshme politike. Kryetari i shtetit nuk duhet të mbështesë forca të caktuar apo t’i kundërvihet forcave të ndryshme politike. Presidenti bëri një fushatë kundër partisë në pushtet me të gjithë fuqinë institucionale të tij. Edhe ODIHR shkruan se Meta mban një marrëdhënie kritike dhe të ashpër ndaj qeverisë duke ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje me tonet e tij konfrontuese edhe të nxehta. Në kapacitetin e tij ai bëri fushatë kundër partisë në pushtet. Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”, shkruhet në ligjin më të rëndësishëm të vendit. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e ndodhur vetëm pak ditë para zgjedhjeve në zyrat e FRDsë, komisioni hetimor ka ngritur një akuzë ndaj Presidentit Meta se ka shkelur nenin 94 të Kushtetutës, në të cilin thuhet: “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”, vijoi Hyseni. Sipas relatorit Alket Hyseni, komisioni gjeti shkelje të 16 neneve kushtetuese nga Kreu i Shtetit: “Qartësisht rezulton se Presidenti ka kryer veprimtari të njëanshme partiake, antimazhorancë, që bie ndesh me nenin 89 të Kushtetutës, ku parashikohet se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari të tjera. Presidenti nuk duhet që të përfshihet në fushatë zgjedhore kundër një ose disa forcave politike, apo të mbështesë grupe të tjera. Qëndrimet e veta publike, të ashpra kundër mazhorancës, Presidenti i ka mbajtur në mënyrë konstante. Komisioni Hetimor çmon se Presidenti nuk qëndroi mbi palët dhe me qëndrimet e tij humbi funksionin e të qënit faktor ekuilibri”.

Lexo edhe :  "Llumi e fundërrinat kundër meje"/ Erion Veliaj: Kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi!

Procedura

Komisioni i dërgon raportin përfundimtar Kuvendit, i cili voton nëse është dakord me kërkesën e mazhorancën për shkarkimin e Presidentit. Raporti pritet t’i shkojë brenda 7 ditëve Kuvendit. Ndërkohë nga Kuvendi, raporti duhet të marrë 94 vota që Presidenti të shkarkohet. Nëse Kuvendi miraton shkarkimin, vendimi duhet të shkojë brenda 5 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht Gjykata Kushtetuese vendos me shumicë votash, pra 5 anëtarë që ta shqyrtojë kërkesën në seancë plenare. Në seancën plenare duhet të marrin pjesë të paktën 2/3 e anëtarëve, pra 6 anëtarë, dhe duhet të jetë publike. Gjykata duhet të vendosë me shumicën e anëtarëve, pra me të paktën 5 anëtarë për ta shkarkuar Presidentin. Komisioni hetimor u ngrit me kërkesë të 49 deputetëve socialistë të cilët kërkuan shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Kushtetuta përcakton se për shkarkimin e Presidentit të Republikës në Parlament nevojiten të paktën 94 vota. Ndërkohë, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Zëdhënësi i presidentit: Çdo vendim i Kuvendit njëpartiak është nul

“Presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik 2022 në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”. Është ky reagimi i zëdhënësit të presidentit në lidhje me komisionin hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit. Përmes një postimi në Facebook, Tedi Blushi shprehet se çdo vendim i Kuvendit është nul dhe tenton të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit. Sipas tij, të gjithë autorët e këtij krimi janë angazhuar kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj. “Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj”, shkruan zëdhënësi Tedi Blushi. Më tej, në reagimin e Presidentit është nënvizuar se Presidenti do e vazhdojë detyrën deri më 24 korrik 2022. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”, shkruan Blushi. Komisioni Hetimor miratoi dje raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe ka gjetur shkelje të 4 neneve kushtetuese nga Kreu i Shtetit. Raporti përfundimtar i dërgohet Kuvendit, i cili voton nëse është dakord me kërkesën e mazhorancën për shkarkimin e Presidentit.

Të fundit

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha...

E keni ditur? Këto janë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe. Ka ushqime të...

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Lajme të tjera

Web TV