Metës i shkurtohet jeta presidenciale, Parlamenti gati për shkarkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 9 qershor Parlamenti voton për shkarkimin e Ilir Metës dhe duket se mazhoranca ka siguruar votat për të miratuar raportin që doli nga Komisioni Hetimor Parlamentar. Heshtja e liderit të opozitës për çështjen Meta dhe shpresa e vetme e kreut të shtetit që mbetet në Gjykatën Kushtetuese.

Nga Fernada Cenko

 

Edhe 8 ditë kohë i ka mbetur Presidentit Ilir Meta për tu njohur me vendimin që Parlmamenti do të japë me votë për ta shkarkuar ose jo. Në datën 9 Qershor Parlamenti Shqiptar në detyrë, do të votojë propozimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe duket se mazhoranca i ka siguruar kartonët jeshil, që i hapin rrugë shkarkimit të kreut të shtetit. Megjithatë, vendimi përfundimtar i mbetet Gjykatës Kushtetuese, nëse Presidenti do të lërë detyrën para kohe, ose do të qëndrojë derisa ti përfundojë mandati i tij 5 vjeçar i cili është 22 korriku i vitit të ardhëshëm. Partia Socialiste, e cila mori edhe nismën për të shkarkuar Presidentin i ka siguruar 94 vota. Ajo që u vu re gjatë gjithë kësaj kohe, kur Presidenti ishte në shinjestër të Partisë Socialiste, ata që nuk u ndjenë për të mbajtur një qendrim ka qenë kreu i demokratëve Lulzim Basha si dhe vetë bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi. I vetmi suport që i erdhi Metës ka qenë ai i ish- kryeministrit Sali Berisha. Sipas Berishës nisja e procedurave nga ana e qeverisë Rama për shkarkimin e Presidentit është një proces antikushtetues dhe destabilizues për vendin. Po ashtu ish-kryeministri ka bërë edhe një paralajmërim për kryeministrin ku thotë se “Edi Rama po firmos kështu fundit e tij të shpejtë”.

Reagimi i Ballës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, tha në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se është rënë dakord që Kuvendi të mblidhet ditën e mërkurë, më 9 qershor, për të shqyrtuar dhe votuar shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. “Jemi njohur me raportin e paraqitur nga Komisioni Hetimor për verifikimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti. Është një raport shumë konsistent, prej rreth 100 faqesh, dhe që natyrshëm deputetët do të marrin kohën e duhur për ta shqyrtuar. Në këtë këndvështrim, kemi rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve që seanca plenare për shqyrtimin dhe votimin e raportit për shkarkimin e Presidentit të zhvillohet më 9 qershor, ora 10:00. Kemi dakordësuar kohën me kryetarët e grupeve të tjera parlamentare. Kujtoj se është Kushtetua ajo që përcakton mënyrën e zhvillimit të kësaj seance”, tha Balla. I pyetur se sa besim ka te Gjykata Kushtetuese, e cila do të japë verdiktin final lidhur me shkarkimin ose jo të Metës, numri dy i PS deklaroi se “Kjo nuk ka të bëjë me mua, as me institucionin e Kuvendit. Kushtetuta është shumë e qartë që Kuvendi e përfundon procedurën e tij më 9 qershor dhe pas kësaj date është një institucion tjetër, si Gjykata Kushtetuese, që do të vlerësojë nëse shkeljet e konstatuara nga ana jonë janë shkelje të rënda kushtetuese, që hyjnë në parashikimet e nenit përkatës për shkarkimin e Presidentit”, u shpreh Balla. Kreu i Grupit Parlamentar të PS nuk ka pranuar të flasë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Nuk do të bëj asnjë koment, deri në momentin që do të shprehet Gjykata Kushtetuese. Na është dashur shumë punë që të kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale”, tha Balla. Ai nënvizoi se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një precedent që ka qenë e “dakordësuar” me vendimin e Kuvendit. “Edhe vendimi për përplasjen Rama-Meta ishte shumë i qartë dhe sqaroi situatën. Vendimi sqaroi se në këtë ndërthurje institucionale është Kuvendi ai që duhet të shprehet për dekretet. Pra, është e drejtë ekskluzive e kryeministrit të propozojë, President mund të verifikojë, por në fund vendos Kuvendi me votë. Duhet të mësohemi që vendimet e gjykatave janë vendime të formës së prerë dhe ato nuk interpretohen nga politikanët”, tha Balla.

Lexo edhe :  Evropa e siguruar, Shqipëria në ndjekje: Trendet e reja të udhëtimeve të sigurta

A ka PS një emër presidenti?

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla tha se nuk ka një emër të ri për President dhe se Presidenti i ri do të vijë si një frymë bashkëpunimi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Balla tha se Meta po shkarkohet si një nevojë për të çliruar Presidencën. “Kryetari Rama ka qenë shumë i qartë. Ajo që është e nevojshme dhe që duhet të kuptojmë është se PS nuk e ka nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit aktual si nevojë për të pasur një përfaqësues të vetin në institucionin e presidencës, por iniciativa për shkarkim ka ardhur si nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje. Procedura për zgjedhjet e presidentit të ri do kërkojë kohën e vet, dhe pse jo të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën e re, që do të rikthehet në Kuvend më 9 shtator. Me opozitën e legjislaturës së re do të kemi mundësi që këto çështje t’i adresojmë së bashku”, tha Balla.

 

Të fundit

Tre arsyet që udhëtimi juaj mes shoqesh mund të kthehet në makth

Dëshirë për të bërë pushime mes shoqesh, për disa ditë larg rutinës dhe për pak aventurë së bashku? Ja...

Liga Sigal për U20, një nga arritjet më të rëndësishme të Federatës së Basketbollit

Një vit plot energji, sfida dhe pasion për basketbollin shqiptar! Krijimi i Ligës Sigal për U20, për vajza dhe djem, është një nga arritjet...

“Autobusi u bë përshesh”, aksidenti në Qafë Thanë, flet trajneri i vajzave të volejbollit

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një makinë. Ato ishin duke udhëtuar...

Nderim për të persekutuarit, në Shkodër kujtohen figurat që hartuan alfabetin shqip

Figurat e shquara të kombit shqiptar, të cilat ndërtuan themelet e gjuhës shqipe dhe më pas u zhytën në harresë, burgime dhe internime, u...

Vjosa Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Romë. Siç shihet edhe në foto,...

Lajme të tjera

Web TV