E frikshme/ Berberi vret klientin pasi refuzoi të paguante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mospranimi për të paguar faturën, i ka kushtuar jetën një qytetari amerikan. Një berber nga pjesa periferike e Chicagos është akuzuar për vrasje pasi dyshohet se e qëlloi me armë zjarri dhe e vrau klientin që refuzoi të paguante për shërbimin.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar rreth orës 4 të pasdites në sallonin “Studio 914” në MayWood të Chicagos.

Deshon Mcadory, 40 vjeç, pronar i sallonit, u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit Christian McDougald njëjtë si ai edhe partneri në biznes Samuel williams, u arrestua nën akuzën e përdorimit të paligjshëm të armëve.

Një zyrtare e prokurorisë lokale tha se McDougald refuzoi të paguante për prerjen e flokëve dhe filloi të grindej me berberin Mcadory dhe kolegët e tij të punës.

Pas përshkallëzimit të situatës, McDougald e ndoqi berberin deri te dera e pasme e sallonit, ku berberi e qëlloi klientin dy herë në gjoks duke e lënë të vrarë në vend.

Pasi shkoi në vendin e ngjarjes, policia e gjeti armën me të cilën dyshohet se u krye vrasja, ndërsa në veturën e berberit u gjet municion që përputhej për nga lloji me municionin e përdorur gjatë të shtënave.

Të fundit

“Vuanin nga zemra dhe…”/ Dy ukrainaset që humbën jetën në Tiranë, dalin detaje të reja

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e dy vajzave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa shenja...

Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Nga Dritan Hila Në udhëtimin e tij në Athinë Rama doli përtej pritshmërive të skeptikëve. Jo vetëm që preku të gjitha temat e nxehta por...

Çuçi mbledh Grupin e PS-së: Merreni me shumë impenjim, pas dy javësh do jemi në…

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën e tij me një falenderim të posaçëm për...

Temperatura të larta dhe reshje shiu, parashikimi i motit përgjatë javës

Kjo javë do të jetë e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta, por nuk do të mungojnë edhe reshjet e...

Po intervistonte live, gazetares i ndodh e papritura (Foto)

Nje moment i sikletshem ka qenë ky për një gazetare e cila mori një goditje nga një top futbolli gjatë një interviste për ndeshjen,...

Lajme të tjera

Web TV