Kur humbësi gjykon fituesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

PS zhvilloi dje Asamblenë e saj ku mori në analizë punën e strukturave të saj në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Ka një shprehje që fituesi nuk gjykohet, por gjithësesi ndonëse PS është fituese në betejën elektorale për parlamentin e ardhshëm, po merr në shqyrtim jo fitoren por dhe problematikën që ka ndeshur në ballafaqimin me qytetarët. Në fakt, çdo parti moderne duhet të përballet me realitetet dhe të dijë të lexojë drejt votën e elektoratit edhe atëherë kur ka arritur sukses në zgjedhje. Edhe kur je në krye ka shumë çështje që qytetari i ka shprehur jo vetëm me votë por dhe në kontaktet direkte, për ato çfarë nuk shkojnë e që duhen ndrequr, për drejtues të veçantë që më shumë kanë krijuar pakënaqësi se sa kanë bërë detyrën që iu është ngarkuar, për difekte në drejtim apo mungesë vëmendje për zona të veçanta.

Janë një sërë problematikash të cilat bëhen evidente dhe prioritet për tu zgjidhur në mënyrë që të mos trashen e të bëhen pengesë për të ardhmen. Kjo mënyrë e të parit të çështjeve të cilat bëhen më të prekshme kur politika zbret më direkt tek qytetarët gjatë periudhës zgjedhore, i jep vlerë çdo analize dhe përgjegjshmëri çdo force politike që përballet me to, pavarësisht momentit të suksesit. Për më shumë kur PS shkon drejt mandatit të tretë, kur ndjen përgjegjësi për çka dhe si ka qeverisur deri tani, dhe tenton të jetë e sukseshme në qeverisje edhe për katër vitet e ardhshme.

E gjithë kjo histori bie ndesh me një realitet tjetër që ndodh disa qindra metra larg, në qendër të Tiranës, e në tjetër godinë, që është ajo e PD. Ndonëse e humbur në zgjedhje në selinë blu ende nuk ka gjasa të nisë një analizë mbi zgjedhjet për të kuptuar motivet e dështimit të rradhës. Ende nuk ka një debat të hapur të vetë demokratëve përse PD nuk arriti të marrë më shumë vota se në 2013, viti kur la pushtetin pas tetë vitesh qeverisje. Në vend të kësaj, analiza është mbytur nga tamburet e zgjedhjeve të reja për kryetar partie dhe ku vetë debati është shurdhuar.

Lexo edhe :  Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ka kaluar mbi një muaj nga zgjedhjet e 25 prillit dhe diskursi i lidershipit të PD ka mbetur i njëjtë me justifikimin se manipulimi i ka vjedhur fitoren. Justifikim që tashmë nuk e beson asnjë demokrat i thjeshtë, dhe për të citët do të ish detyrim moral dhe politik që bëhej analizë se përse PD nuk arrin të frymëzojë e të mbetet e pabesuartek elektorati shqiptar. Analizë ku të jepeshin shkaqet e gabimet jo thjesht të fushatës elektorale, por dhe braktisjes së Parlamentit e të zgjedhjeve vendore, çështje për të cilat vetë lidershipi i PD nuki ka pranuar ende publikisht e të kërkojë ndjesë. Shprehja Fituesi nuk gjykohet, duket se është zëvendësuar me Humbësi gjykon fituesin.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV