Kjo është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve u nda nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan të Elbasanit.
Policia e Elbasanit sqaroi se ka ndërruar jetë 47-vjeçarja M. K., e cila është rrëzuar nga mjeti, pasi shoferi ka kryer manovra të rrezikshme. Për pasojë, blutë e Elbasanit kanë arrestuar shoferin e autobusit, 49-vjeçarin D.P.
Njoftimi i policisë Elbasan:
“Arrestohet shtetasi D. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Tregan, Elbasan, duke drejtuar mjetin autobus ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë është rrëzuar nga autobusi pasagjerja shtetasja M. K., 47 vjeçe, banuese në fshatin Jagodinë, Elbasan, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.