U ankua pasi KLGJ e shkarkoi nga detyra, Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Enkeleida Hoxhën 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata kushtetuese nuk pranon ankimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi nga Kushtetuesja anulimine  vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që i hoqi statusin e magjistratit. Sipas kushtetuese, ky ankim duhet bërë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi KPA është institucioni që shqyrton këto ankime.

Kështu që Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi kërkesën në seancë plenare.

KLGJ shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën pasi u arrestua dhe po hetohet për korrupsion. KLGJ u shpreh se Hoxha shkeli ligjin edhe me lirimin nga qelia të Hekuran Billës, ekzekutuar në atentat mafioz.

Ish-gjyqtarja Hoxha u arrestua nga SPAK pas një superoperacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, gjatë seancës gjyqësore, teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoinga detyra Enkelejda më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, vendim të cilin Hoxha e ka apeluar.

 

Të fundit

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV