Vrasja e 20-vjeçares/ Policia greke: Ja kur e kuptuam që burri ishte vrasësi! Pyeti për t’u siguruar nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka dyshuar që në fillim se autori i vrasjes së 20-vjeçares, në Glyka Nera të Athinës është piloti 32-vjeçar Babis Agnasatopoulos, pikërisht burri i saj.

Kreu i Policisë së Attikës, George Kalliakmanis thotë se që në fillim oficerët e kishin kuptuar që burri ishte vrasësi dhe nga ftohtësia e tij, kishin ngritur dyshime.

Sipas Kalliakmanis, oficerët e policisë që hynë në shtëpinë ku u krye vrasja në maj, zbuluan që në momentin e parë se kishin ndjenjën se autori i krimit ishte burri dhe sipas përvojës së tyre, përshtypja e nuk u gabonte.

‘Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë panë ftohtësi kur liruan pilotin. Autori i veprës dyshohet se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur? Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie po më rrëfente se çuditërisht po i thoshte, ‘Më zgjidhni, po mbytem. Unë shpejt ia preva telat, pa mundur të kuptoj nëse ai po mbante nyjet, pa qenë i lidhur vërtet apo jo, normalisht.’ Rrobat në dollap u hodhën në mënyrë të tillë që dukej sikur ishte një grabitje.’’- rrëfeu ai.

Një ditë më parë piloti 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos u arrestua nga policia greke për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline në sy të foshnjës së tyre.

Pas shoqërimit në polici 32-vjeçari ka rrëfyer dhe pranuar vrasjen para hetuesve. Ai u mor në pyetje për 8 orë, ku më në fund pranoi ngjarjen, pasi provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

Piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij kishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte. 32-vjeçari pranoi para oficerëve të policisë se natën e ngjarjes ishte zënën me gruan e tij dhe ajo i kishte thënë se do e merrte fëmijën dhe do ndahej, por kjo nuk ishte pranuar nga 32-vjeçari, i cili më pas e kishte mbytur atë në prani të foshnjes.

Lexo edhe :  “Mbaji duart larg demokracisë”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump dhe Musk

Piloti tha se kohët e fundit në çift ka pasur shumë sherre që përfunduan me vrasjen e gruas 20-vjeçare. Caroline, 20 vjeç u vra mesnatën 11 majit.

Të fundit

Gonzato më vuri në siklet me frëngjishten e tij!Rama me diplomaci e batuta:Hera e parë…

Kryeministri Rama mbajti sot fjalimin para të pranishmëve në aktivitetin e Art-Explorer në Durrës, ku i pranishëm ishte edhe...

Analiza: Pezullimi i tarifave, çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

Donald Trump shkaktoi tërmet në tregjet e bursave me tarifat e dogavane, tani pezullimi i tyre shkaktoi eufori. Presidenti amerikan duket se e gëzon...

Kina “hakmerret” ndaj tarifave të SHBA-së me…filma

Kina ka njoftuar se planifikon të ulë në mënyrë të moderuar numrin e filmave amerikanë që shfaqen në vend, si një masë kundërpërgjigjeje ndaj...

‘Merkato’ e sezonit, Prada do të blejë shtëpinë e modës Versace për 1.25 miliardë euro

Prada ka konfirmuar se po blen 100% të Versace nga Capri Holdings për 1.25 miliard euro. Marrëveshja, e cila do të përfundojë me disa...

Sherri me Demaliajn/ Gjuzi: Po ruaja Berishën! U mbrojta mirë se kam instikte boksieri

Në një intervistë për Vip Magazine, Kujtim Gjuzi ka treguar detajet e para se si ndodhi incidenti me analistin Ilir Demliaj një ditë më...

Lajme të tjera

Web TV