Në “syrin” e kameras/ Qytetet më të monitoruara në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teknologjia po krijon mundësinë që të monitorohet gjithçka dhe pothuajse kudo. Parisi ka 0,75 kamera sigurie për çdo kilometër katror, ​​ndërsa në Nju-Jork ky numër është 0,5. Në Los Anxhelos 0,1. Përllogaritjet janë bërë nga Universiteti i Stanfordit dhe janë përmbledhur në një studim të prezantuar në Konferencën AAAI / ACM mbi Inteligjencën Artificiale, Etikën dhe Shoqërinë.

Miliona kamera të instaluara në të gjithë botën mund të luajnë një rol vendimtar në parandalimin e krimit, theksojnë autorët e studimit, por, veçanërisht kur kombinohen me teknologjitë e njohjes së fytyrës, ato gjithashtu mund të ulin ndjeshëm privatësinë e qytetarëve.

Hulumtimi përdori imazhe nga rruga e Google dhe platforma të tjera të ngjashme, të cilat u analizuan nga inteligjenca artificiale. Studiuesit nxorrën një shembull prej 100 000 imazhesh nga 10 qytete të SHBA dhe 6 nga pjesa tjetër e botës (Paris, Londër, Singapor, Seul, Tokio dhe Bangkok), duke identifikuar kështu dendësinë e kamerave. Më i ‘kontrolluari’ ishte Seuli, me 0.85 kamera për kilometër katror mesatarisht, i ndjekur nga Parisi.

MCN Tv

Të fundit

Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!

13 aksidente automobilistike regjistrohen çdo ditë në rrugët e vendit tonë për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të...

Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin: Mund të pengojë procedurat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vazhduar paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara...

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Këshilli i Ministrave...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

Lajme të tjera

Web TV