Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, si t’i evitojmë ato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sëmundjet e zemrës (kardiovaskulare) janë shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme si dhe invaliditetit të miliona njerëzve në botë. Shkaqet e shfaqjes së tyre janë nga më të ndryshmet, disa prej të cilave janë të pamundura për t’i shmangur. Gjithashtu ka një sërë faktorësh të tjerë të cilët mund t’i evitoni duke ulur kështu ndjeshëm rrezikun dhe pasojat e sëmundjeve kardiake.

Faktorë rreziku të vlerësuar si të pashmangshëm janë:

Mosha
Rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës rritet me kalimin e kohës. Kategoria më e rrezikuar janë meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeç.

Gjinia
Sëmundjet kardiovaskulare prekin në mënyrë të barabartë meshkujt ashtu dhe femrat, por faktorët e rrezikut, simptomat dhe pasojat që shkakton ataku në zemër ndryshojnë sipas gjinisë.
Meshkujt e moshës së mesme preken më shumë nga ataku në zemër krahasuar me gratë e të njëjtës grup moshe.
Kjo lidhet me faktin se meshkujt janë më të prirur ndaj stilit të jetesës jo të shëndetshëm, përfshirë konsumin më tepër të duhanit dhe alkolit.
Ndërkohë, te femrat, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet ndjeshëm pas menopauzës dhe arsye për këtë është se në moshat e reja estrogjeni luan rol mbrojtës.

Historia familjare
Historia familjare, pra në rastet kur një famijar i juaji ka vuajtur apo vuan nga sëmundjet e zemrës, atëherë probabiliteti për t’u prekur nga këto sëmundje është më i lartë, pasi presioni i lartë i gjakut apo nivelet e larta të kolesterolit janë të trashëgueshëm. E megjithatë, historia familjare është faktor relativ rreziku, pra, rreziku është më i lartë në rastet kur keni një familjar të prekur nga sëmundjet e zemrës, por në moshë të re.

Cilët janë ata faktorë që ndihmojnë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës?

Për fat të mirë ka edhe një sërë faktorësh të kontrollueshëm të cilët, nëse monitorohen vazhdimisht, ulin shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Mjekët kardiologë këshillojnë:

Mbani në normë presionin arterial
Presioni i lartë arterial është një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë monitorim të herëpashershëm të presionit të gjakut. Për këtë është e rëndësishme që të kryeni kontrolle të përvitshme rutinë, dhe nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar, drejtohuni menjëherë te mjeku kardiolog për të marrë rekomandimet e nevojshme si dhe mjekimin e duhur.

Mbani nën kontroll nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve
Niveli i lartë i Kolesterolit nuk shoqërohet me simptoma, por ndërkohë dëmton në heshtje enët e gjakut, duke ndërtuar pllakëza në muret e arterieve të cilat mbivendosen duke çuar kështu në ngushtimin e tyre. Kjo situatë njihet si arterosklerozë dhe mund të jetë shkak i shumë sëmundjeve të tjera kardiovaskulare e sidomos atakut kardiak.
Disa prej faktorëve që ndikojnë në nivelet e kolesterolit në gjak janë mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mënyra e të ushqyerit, historia familjare etj,.
Mjekët specialistë rekomandojnë kryerjen e kontrolleve dhe analizave të gjakut në mënyrë periodike me qëllim parandalimin e këtyre sëmundjeve. Është e rëndësishme që përveç kolesterolit të përgjithshëm, të kontrollohet edhe kolesteroli i keq (LDL), i miri (HDL) dhe trigliceridet.

Lexo edhe :  5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Mbani nën kontroll peshën
Obeziteti në të shumtën e rasteve lidhet drejtpërdrejt me faktorët e tjerë të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare si, kolesteroli i lartë, nivelet e larta të triglicerideve, presioni i lartë arterial si dhe diabeti. Prandaj është shumë e rëndësishme që të mbani nën kontroll peshën sepse ul ndjeshëm këta faktorë rreziku.

Mbani regjim të shëndetshëm ushqimor
Përpiquni të kufizoni konsumin e yndyrnave të ngopura, ushqimet me përmbajtje të lartë natriumi dhe sheqernat. Konsumoni sa më shumë fruta & perime të freskëta.

Merruni me aktivitet fizik
Aktiviteti fizik, qoftë edhe 30 minuta ecje çdo ditë, ka shumë përfitime shëndetësore ndër të cilat; forcon zemrën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Marrja me aktivitet fizik ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme dhe ndërkohë ul edhe nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut duke ulur në këtë mënyrë edhe rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Limitoni alkoolin & duhanin
Tashmë dihen efektet e dëmshme që shkaktojnë jo vetëm në shëndetin e zemrës, por në të gjithë organizmin, pirja e duhanit dhe konsumi i alkolit.
Duhani shkakton dëme arteriosklerotike të enëve të gjakut, që në vetvete shkaktojnë sëmundje ishemike të zemrës, apo dhe infarkt. Konsumi i sasive të mëdha të alkoolit rrit nivelin e triglicerideve, presionin e gjakut si dhe mund të shkaktojë insuficiencë kardiake (pamjaftueshmëri të punës së zemrës).

Menaxhoni stresin
Stresi është i lidhur me sëmundjet kardiake në shumë mënyra, duke filluar që nga rritja e presionit të gjakut e deri në atak kardiak.

Mbani nën kontroll diabetin
Diabeti dyfishon rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së zemrës pasi me kalimin e kohës, normat e larta të sheqerit në gjak, mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe fijet nervore që kontrollojnë zemrën dhe enët e gjakut. Pra, është me rëndësi vitale që të kryeni në mënyrë periodike të gjitha kontrollet e nevojshme për diagnostikimin e hershëm të diabetit, me qëllim mbajtjen e tij nën kontroll, duke shmangur kështu pasojat negative që sjell në organizëm dhe si rrjedhojë edhe në zemër.

Sigurohuni që të përmbushni orët e nevojshme të gjumit dhe në mënyrë cilësore
Nëse nuk flini mjaftueshëm rritet rreziku për presion të lartë arterial, obezitet dhe Diabet, të cilët më pas kthehen në shkaktarë për sëmundjet e zemrës. Të rriturit kanë nevojë për 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë. Vlen të theksohet se, nëse vuani nga apneja e gjumit, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare është akoma më i lartë, prandaj rekomandohet të drejtoheni te mjeku specialist për trajtimin e problematikës.

Burimi: www.hygeia.al/

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV