Yuri Kim për Refomën në Drejtësi: SHBA mbështet përpjekjet për të ndërmarrë veprime të ashpra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar edhe një herë në lidhje me Reformën në Drejtësi në vendin tonë, duke thënë se Amerika mbështet fuqishëm institucionet që po punojnë në përmirësimin e Reformës në Drejtësi.

Ajo theksoi se SHBA mbështet fuqishëm përpjekjet për të ndërmarrë veprime të ashpra, por të nevojshme për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësimin që reforma të jetë akoma dhe më e vërtetë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. Flamuri i Shteteve të Bashkuara mbështet fuqishëm përpjekjet e tyre për të ndërmarrë një veprim të ashpër, por të nevojshëm, për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjë përmirësime në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kim në Twitter.

Ambasadorja Yuri Kim mori pjesë ditën e sotme në Aktivitetin e Prezantimit të Raportit të Monitorimit të KLP dhe KLGJ nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ajo theksoi se Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë, një nga zhvillimet më të rëndësishme për pranimin e Shqipërisë në BE dhe për një të ardhme më të begatë për popullin shqiptar.

“Siç e kam thënë shumë herë më parë reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, nuk është e lehtë, as nuk është e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi. Por, Reforma në Drejtësi nuk është një përpjekje për t’u trajtuar vetëm nga qeveria shqiptare. Gjatë qëndrimit tim këtu, kam theksuar vazhdimisht rëndësinë e rolit të shoqërisë civile në forcimin e demokracisë dhe ecjen e saj përpara”, tha ambasadorja.

Të fundit

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të...

Rama: Trefishim të kapaciteteve laboratorike në ISHP sipas standardeve të BE-së

Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e...

Çfarë kanë në tru njerëzit e pushtetshëm?

Vuajtja nga çrregullime psikike mund t’i bëjë liderët më të përshtatshëm për të qeverisur. Fjalë e psikiatrit Nassir Ghaemi, i cili “ul në divan”...

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD, e cila kërkoi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se përmes bizneseve...

Zbulohet kostoja e operacionit të Kris Jenner, i cili e “rinoi” 30 vjet!

Edhe pse procedura e saktë që e “rinoi” Kris Jenner me 30 vjet ende nuk është zbuluar, People raportoi se ndërhyrja është bërë nga...

Lajme të tjera

Web TV