Çekia lë me ‘gisht në gojë’ Hollandën/ “Tulipanët” jashtë Europianit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Europiani për Hollandën merr fund që në fazën e 1/8-ave. Ndonëse shorti ishte treguar bujar, “tulipanët” nuk ia dolën ta shfrytëzojnë dhe humbën në mënyrë të befasishme 0-2 ndaj Republikës Çeke në “Ferenc Puskas” të Budapestit, duke mbyllur aventurën Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga Franck De Boer kishte dhënë sinjale mjaft të mira në ndeshjet në grupe, pasi fitoi të tre takimet dhe e mbylli me 9 pikë të plota, teksa edhe sfidën e sotme ndaj çekëve e nisi mjaft mirë.

Pjesa e parë u zhvillua nën dominimin e hollandezëve, që gjithsesi u treguan të pasaktë në pasimin e fundit dhe nuk arritën të kërcënojnë portën e çekëve, të cilët nga ana tjetër iu afruan golit me anë të mesfushorit të Veronës, Antonin Barak.

Minuta e 52-të ishte vendimtare për fatin e takimit, pasi Donyell Malen pati një rast flagrant shënimi, i nisur i vetëm drejt portës së Vaclik, por dështoi në tentativën për të dribluar këtë të fundit dhe humbi mundësinë e golit të avantazhit.

Nga ana tjetër portieri çek nisi menjëherë të tijtë në kundërsulm dhe tashmë ishte radha e mbrojtësit De Ligt që të gabonte, pasi në rrëzim e sipër, ndali topin me dorë, duke i hequr mundësinë e një rasti shënimi, sulmuesit Patrick Schick.

Vendimi i parë i arbitrit ishte për karton të verdhë, por pasi rishikoi aksionin në VAR, vendosi të dërgojë në dhomat e zhveshjes mbrojtësin e Juventusit dhe të lërë “tulipanët” me një futbollist më pak për më shumë se 35 minutat e mbetura.

Çekia shfrytëzoi maksimalisht epërsinë numerike, duke dalë gjithnjë e më shpesh në gjysmëfushën kundërshtare dhe arriti të gjejë golin e avantazhit në minutën e 68’ me anë të Holes.

Lexo edhe :  Minikampionati në Roskovec, shembulli ideal për sportin e futbollit

Pas një krosimi të ardhur nga këndi, ishte mbrojtësi Kalas që kërceu mbi të gjithë dhe shërbeu për Holes, me këtë të fundit që shfrytëzoi edhe një dalje të gabuar të portierit Stekelenburg, për të dërguar topin në rrjetë.

Provon të reagojë menjëherë Hollanda, por nuk ka as forcën fizike dhe a qartësinë e duhur për të vënë në vështirësi kundërshtarin, ndërsa në minutën e 80’ çekët zbresin në një kundërsulm të shpejtë dhe gjejnë golin e dytë, këtë herë me autor Patrick Schick, që shkon në kuotën e 4 golave të shënuar në këtë Europian.

Në minutat e mbetura pati vetëm disa tentativa të dëshpëruara të “tulipanëve” për të rihapur ndeshjen, por nuk arritën të krijojnë probleme për mbrojtësin Vaclik dhe vërshëllima finale e arbitrit rus Karasev, dërgoi holandezët në shtëpi e çekët në çerekfinale, ku do të përballen me Danimarkën.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV