Takimi për Mini-Shengenin Ballkanik/ Prioritet heqja e barrierave mes vendeve, Kosova nuk ndryshon qëndrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si ishte parashikuar, tre liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluan sot një konferencë online, ku diskutuan mbi Minishengenin Ballkanik.

Në këtë video konferencë ishin të pranishëm, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç si edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mediat serbe raportojnë se bashkëbiseduesit në këtë takim online, ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por gjithashtu që Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq, pasi rajoni është i rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe vendet që aspirojnë anëtarësimin ndajnë vlerat e përbashkëta Evropiane.

“Ne i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë kolegët tanë nga rajoni të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor së shpejti, përmes tregut të vetëm, të bëhet një pjesë e rëndësishme e përditshme e qytetarëve tanë , “-thanë bashkëbiseduesit, raportojnë mediat serbe.

Kosova nuk ishte e përfaqësuar në këtë takim, pasi edhe më herët është shprehur se nuk e njeh “Shengenin Ballkanik”.

Të fundit

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik...

Ben Andoni: A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur mendon dhe për impaktin e...

Berisha largohet nga PD? Gazetari: Brenda partisë e dinë se po vjen fundi…

Gazetari Ardit Hoxha deklaroi në Euronews Albania se brenda kryesisë së Partisë Demokratike kanë kuptuar se Sali Berisha mund të largohet nga drejtimi i...

Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën Miloš Veliki. Në ceremoni morën pjesë...

Kulmi i të nxehtit historik, lagjet e Tiranës 24 orë pa ujë

Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet më të populluara në...

Lajme të tjera

Web TV