Gjoni në Eurovision, Xhaka e Shaqiri në Europian/ Kontributi i shqiptarëve ngriti Zvicrën në maja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të themi lirisht që suksesi i shtetit zviceran në dy prej ngjarjeve më të mëdha botërore, atë të Eurovision dhe Euro 2020, erdhi pikërisht nga kontributi i djemve shqiptarë në këto fusha.

Gjon Tear’s, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri padyshim që janë bërë edhe emrat më të përfolur në Zvicër, kjo falë suksesit që ata i siguruan këtij shteti. I pari në Festivalin e Këngës “Eurovision” dhe dy të fundit në lojën që u zhvillua mbrëmë e që Zvicrës i siguroi vendin në çerekfinale të Kompionatit Evropian për herë të parë duke e mposhtur ekipin favorit për ta fituar Euro 2020, Francën.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy djemtë kosovarë që dëshmuan për profesionalizmin e tyre në fushë e madje UEFA e shpërbleu Granit Xhakën me çmimin lojtari i ndeshjes.

Kjo ishte ndeshja e dytë në të cilën kontributi i shqiptarëve në ekipin zviceran ishte vendimtar për përparimin e tij në Euro 2020.

Teksa flasim për suksesin e djemve shqiptarë, kthehemi vetëm një muaj prapa dhe kujtojmë suksesin e jashtëzakonshëm të Gjon Muharremit në Eurovision.

Me emrin artistik Gjon’s Tears, ky ishte shqiptari tjetër i cili përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” në Eurovision e kështu arriti të ja siguroj shtetit zviceran vendin e tetë në këtë garë të madhe të këngës.

Madje, Gjon’s Tears ishte në vendin e parë me 267 pikë mirëpo në fund votat e audiencës e shtynë Italinë në krye, por kjo nuk ka ndikuar asgjë tek artisti pasi për të të jesh fitues nuk do të thotë të jesh më i miri, por më i njohuri.

Gjoni me paraqitjen e tij, siguroi një nga rezultatet më të mira për Zvicrën në Eurovision.

Lexo edhe :  Humbja e penalltisë me Serbinë/ Rei Manaj, 3 ditë me temperaturën 40 në spital

Sukseset e tyre kanë bërë që t’i dojë edhe bota e shqiptarët janë më krenarë se asnjëherë për këto sukses të jashtëzakonshme të djemve përbrenda vetëm një muaji.

Të fundit

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Lajme të tjera

Web TV