Të paktën 150 njerëz u vranë me armë këtë fundjavë në SHBA, ndërsa qytetet kryesore në mbarë vendin përballen me një rritje të krimit.
Të dhënat e publikuara nga CNN, për një periudhe 72 orëshe nga e Premtja deri të dielën, janë ende duke u përpunuar.
Në New York, ku dhuna me armë është rritur në nivele që nuk janë parë prej vitesh, kishte 26 viktima.
Në Çikago pati gjithashtu shumë të vrarë, ndërsa viktima u regjistruan edhe në shtetet e tjera.
Shifrat tregojnë se krimi është një fenomen shqetësues kudo në botë