Drogoi dhe më pas mbyti 5 fëmijët e saj, nëna i shkruan letër rrënqethëse nga burgu djalit të madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristiana K, e cila po gjykohet për vrasjen e pesë fëmijëve në Solingen të Gjermanisë, ka dërguar letra rrëqethëse nga burgu të ëmës së saj dhe të birit të vetëm që i mbijetoi të keqes.

E ëma që në fillim të shtatorit të vitit të kaluar mbyti Luk, 8-vjeçar dhe Tim, 6, Sofian, 3, dhe Melinën, 1, pretendon në letër se është e pafajshme.

Kristiana drogoi fëmijët e saj, më pas i mbyti që të gjithë. Djali më i madh ka mbijetuar pasi në momentin kur ajo kreu sulmin ishte në shkollë.

Letrat i janë lexuar familjes dje gjatë seancës gjyqësore, e në to Kristiana pyet të ëmën se si është Marseli, për të cilin dyshohet se qëllimisht e kishte kursyer nga vrasja.

Madje ka pyetur nëse mund ta shohë, pasi e konsideron veten të pafajshme duke theksuar se nuk i ka kryer vrasjet të cilat rëndojnë mbi të.

Sikur kjo të mos mjaftonte, në letra ajo thekson se si në burg ka “shumë prindër të këqij” që kanë keqtrajtuar fëmijë duke i lënë të vdesin nga uria.

“Si kanë mundur të bëjnë diçka të tillë”, ka pyetur Kristiana në letër. Gjatë procesit të gjykimit, gjykatësi ka theksuar që Kristiana ka qenë plot vetëbesim dhe e vendosur ndërsa i ka shkruar letrat.

Besohet se Kristiana krimin e kreu e pushtuar nga emocionet dhe zhgënjimi pasi ishte ndarë nga bashkëshorti.

Të fundit

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre...

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku atje u takua me emigrantët...

Ca truke të thjeshta që i duhen çdo shtëpie për të tërhequr më shumë para

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që...

Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe...

Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit me shqiptarët në Athinë ditën e djeshme. “Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori...

Lajme të tjera

Web TV