Përkujtimorja e viktimave të Srebrenicës, Varhelyi Serbisë: S’ka vend në BE për ata që e mohojnë gjenocidin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot ka marrë pjesë përmes një mesazhi me video në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Ai tha se në Bashkimin Evropian s’ka vend për ata që mohojnë gjenocidin dhe lavdërojnë kriminelët e luftës, ndërsa theksoi se gjenocid nuk pati vetëm në Srebrenicë, raporton gazeta boshnjake, Avaz.

Varhelyi rikujtoi se terrori i vitit 1995 në Bosnjë u njoh nga dy gjykata ndërkombëtare si gjenocid, ndërsa theksoi se janë të papranueshme përpjekjet për ta rishkruar historinë.

“Ngjarjet në Srebrenicë u njohën si akt gjenocidi para dy gjykatave ndërkombëtare. Këto fakte të vërtetuara duhet të pranohen. Nuk ka vend në Bashkimin tonë për ta mohuar gjenocidin dhe për t’i lavdëruar kriminelët e luftës. Përpjekjet për ta rishkruar historinë janë të papranueshme. Liderët politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë shembull për ta kundërshtuar rrënjën e urrejtjes, duke kapërcyer trashëgiminë tragjike të së kaluarës. Fjalët dhe veprimet e tyre duhet të mbajnë një vizion të përbashkët për qytetarët e tyre, zgjedhja e së vërtetës dhe drejtësisë në vend të frikës e urrejtjes është thelbësore veçanërisht për brezat e rinj”, tha ai.

 

Komisioneri evropian tha se gjenocidi nuk ndodhi vetëm në Srebrenicë, ndërsa theksoi se Evropa s’e ka harruar as përgjegjësinë dhe paaftësinë e saj për ta parandaluar atë që ndodhi në Bosnjë e Hercegovinë më 1995, shkruan Express.

“Është detyra jonë e përbashkët sot ta kujtojmë gjenocidin në Srebrenicë. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, ndajmë pikëllimin e familjeve dhe të të mbijetuarve. Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë tonë dhe paaftësinë tonë për të parandaluar dhe ndaluar luftën dhe gjenocidin. Është detyra jonë gjithashtu të sigurojmë përgjegjësi, është e rëndësishme ta përsërisim të njëjtin mesazh çdo vit, Srebrenica është një kujtesë e vazhdueshme, përgjegjësia jonë e përbashkët për të mos ndodhur gjenocidi përsëri. Prandaj, është detyra jonë ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë, njëlloj na kujton se gjenocidi ndodhi jo vetëm në Srebrenicë, por edhe gjetiu. Nuk ka asnjë ndryshim midis gjenocidit, gjenocidi është gjenocid. Vendimet e fundit nga gjykatat ndërkombëtare kanë treguar edhe një herë se autorët nuk mund të qëndrojnë pa u ndëshkuar”, ka thënë Varhelyi.

Lexo edhe :  Alarm për cunami? Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda

Ai tha se njohja e së kaluarës na ndihmon të përparojmë.
Bosnja e Hercegovina sot shënoi 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë. Kjo masakër qe më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

 

Të fundit

Inflacioni zbret në nivelin më të ulët në tre vjet, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Rritja e çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm përgjatë këtij viti. INSTAT bëri të ditur se inflacioni, që mat ndryshimin e...

Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

Rëndom bëjmë investime të mëdha për të blerë një banesë apo ndërtuar një shtëpi me aq mund e për një kohë të gjatë, ndërsa...

Alarm në Europë, rritet numri i të arrestuarve për spiunazh ndaj Kinës

Një rritje e numrit të arrestuarve për spiunazh ndaj Kinës po shkakton alarm në Europë. Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Serbi për...

FOTOLAJM/ Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët dhurojnë gjak

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët dhe punonjësit e administratës së Kuvendit të Shqipërisë dhuruan sot gjak, si një kontribut për mbrojtjen e shëndetit...

Rezoluta anti-korrupsion e PS, Alibeaj: Synim të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se propozimi i PS-së për një Komision të Posaçëm me opozitën, synon që të ndërhyjë në Reformën...

Lajme të tjera

Web TV