Arrestimet e SPAK, si pika uji në oqean, Rama shoë hipokrit para SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me drejtues të institucioneve të ndryshme qeveritare duke i akuzuar se të paktën në dy vitet e fundit ka pasur probleme me tenderat dhe dyshime për afera korruptive. Përse kjo nismë e Ramës dhe a mban përgjegjësi Kryeministri për problemet me korrupsionin në nivelet e larta përderisa titullarët e ministrive dhe isntitucioneve të tjera të larta janë zgjedhur prej tij?

Ajo që ka bërë Rama gjatë këtyre ditëve në takimet me vartës direkt ose indirekt të tij, më e pakta është hipokrizi. Është fyese për inteligjencën edhe të votuesit më pak inteligjent në këtë vend. Është “shoë” i turpshëm i një Kryeministri që kërkon të lajë duart si Ponc Pilati. Nuk arrij dot ta imagjinoj dhe ca më pak ta kuptoj, se kujt i shërben kjo “mis en scene” skandaloze e atij që ka drejtuar pjesërisht apo tërësisht këtë vend, për më shumë se 22 vjet. Kryeministri mund tu kërkojë llogari vartësve të tij në çdo kohë: në mbledhje qeverie, në takime spontane, me shkresa dhe urdhëresa, etj, etj. Përse u dashka që të dalë në media dhe gjoja “tu kërcëllojë dhëmbët”, pikërisht atyre që i ka vënë aty me dorën e tij. Çfarë po na tregon ky Kryeministër, që gjoja unë jam i pastër, por këta që kam emëruar unë bëjnë korrupsion(?!) Kjo është sa qesharake, po aq edhe fyese.

Në cilin vend të botës së qytetëruar del një Kryeministër dhe thotë që 70% e tenderimeve publike janë me probleme dhe ai të mund të qëndrojë edhe 1 minutë më shumë në krye të vendit(?!) Si është e mundur që del publikisht ish-zëvendësministri i qeverisë Rama dhe deklaron se në Fier po bëhet kërdinë me tenderat dhe askush nuk reagon(?!) Kujt i ankohet dhe kujt i drejtohet ky njeri, vetvehtes, duke qenë se është edhe kryetari i PS Fier, apo Kryeministrit të tij? Pasi në të kundërt do të ishte sa banale po aq qesharake. Si është e mundur që jo më larg se një vit më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucion i pavarur i këtij shteti, deklaronte se gjatë 2019-ës kishte konstatuar 159 milionë €uro dëm ekonomik në prokurimet publike (prokurime te bëra totalisht nga bashkitë dhe ministritë e drejtuar nga rilindasit), dhe ky Kryeministër jo vetëm që nuk bëri asnjë denoncim, jo vetëm që nuk mori asnjë masë konkrete, por më keq akoma: e shpërfilli totalisht atë raport.
Si është e mundur që vetëm në periudhën 2016-2020 nga bashkia e Tiranës, e drejtuar nga “pupili i Kryeministrit”, në më shumë se 90% të prokurimeve të realizuara, tenderat fitohen me çmim “në kokë”, pra fiton gjithmonë vlera më e madhe(?!) Si është e mundur që të paktën 30% e këtyre tenderimeve, jo vetëm që kanë pasur nga vetëm një ofertues, por në shumë raste kanë qenë me negocim dhe pa shpallje paraprake, pra qartazi të adresuara dhe me zero, absolutisht me zero garë. Kujt po i kërkon llogari ky Kryeministër, vehtes(?!)

Dhe më skandalozja mbi skandalozet, kur ky kryeministër paskësh të dhëna të sakta nga APP-ja apo institucione të tjera vartëse, se 70% e tenderimeve në dy vitet e fundit (të paktën) të qeverisjes së tij (e theksojmë: të qeverisë Rama), qenkan me probleme, si është e mundur që po ky Kryeministër vijon të punojë me të njëjtit vartës dhe nuk denoncon në SPAK korrupsionin në fjalë(?!), korrupsionin që vetë ky Kryeministër deklaron se paskan bërë vartësit e emëruar nga ai vetë. Pra, në pak fjala Rama po u thotë shqiptarëve: që unë nuk vjedh, nuk bëj korrupsion, por ata që emëroj unë, Po. Cila mendje normale do ta besonte një gjë të tillë(?!) Kjo është të vësh duart në kokë…
Nuk ka shanse dhe nuk mendje të shëndoshë që të besojë se i pari i vendit nuk ka dijeni për mega-korrupsionin që ka kaplluar vendin e tij. Sepse, më e pakta nëse do të besonim një gjë të tillë, atëherë do duhej edhe të thoshim dhe pranonim se neve paskemi një Kryeministër të paaftë. Ndaj për mendimin tim ky lloj “katarsisis” i Ramës, është vetëm për shkak të presionit gjithnjë e në rritje të faktorit ndërkombëtar në përgjithësi dhe të SHBA-së në veçanti, të cilët kanë kërkuar me ngulm, në veçanti nga SPAK, luftë kundër korrupsionit në qeverisje. Në këtë qeverisje që prej 8 vitesh drejtohet, pikërisht nga i njëjti Kryeministër. Tani, si mund të themi që Kryeministrin e kemi të mirë, por korrupsionin e bëjnë ministrat, zëvendësministrat, kryebashkiakët, drejtorët, etj. Kjo është më e pakta tallëse, pasi siç e thashë edhe më lart, dy rrugë ka: ose je pjesë “e lojës” ose je i paaftë për të drejtuar.

Lexo edhe :  Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë murit 800-mijësh të PS-së

A po shkëputet Rama nga individë që janë përfolur për afera apo po i paraprin çdo skandali që mund të zbulohet nga SPAK, në vijim?

Po, Rama është një mjeshtër i vërtetë kur vjen puna për t’iu larguar përgjegjësisë penale dhe politike. E ka bërë këtë gjë edhe më përpara me vartësitë e tij, pavarësisht se në fillim i ka quajtur edhe deri “kampionë të qeverisë” (kujto Saimir Tahirin). Dhe për më tepër, për shkak të egos së sëmurë që e karakterizon si politikan dhe natyrisht për shkak të karriges që kërkon ta mbajë me hir a me pahir, Rama është i gatshëm “të shesë” edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, kur vjen puna tek përballja me drejtësinë. Pra, është pak a shumë si filozofia e diktatorit, i cili eliminoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij, por me ndryshimin e vetëm dhe natyrisht thelbësor, se Rama nuk i çon drejt vdekjes “të korruptuarit” që i dalin në publik, nga qeverisja që ai drejton. Pra do të fajësojë “bashkërilindasit” e tij që të shpëtojë vetvehten. Kështu që unë mendoj se në javët në vijim me gjasa do të bëhen kurban nga Rama, shumë ministra dhe ish-ministra, kjo sigurisht si rezultat i presionit gjithnjë e në rritje nga SHBA.

Deri më tani SPAK ka goditur në nivel kryebashkiakësh dhe zëvendësministri. A mund të kalohet në rang ministrash, ish-ministrash dhe akoma edhe më lart?

Nëse nuk do të kalonte në rang ministri apo ish-ministri, atëherë duhet të themi me plot gojë se edhe SPAK është totalisht i kapur. Nuk ka asnjë shans që një drejtues (ministër apo drejtor), të mos ketë dijeni pëçka ndodh në instutucionin e tij dhe ca më pak kur bëhet fjalë për tenderime publike. Po, mundet që vetë ministri, juridikisht të mos ketë firmosur, pasi ka deleguar firmën, por të thuash se nuk ka dijeni, si për shembull në rastin e z.Sandër Lleshaj, me një tender 25 milionë euro, kjo pastaj është e paimagjinueshme. Ndaj, SPAK ka për detyrë që ashtu si në rastet e veprave të tjera kriminale ku kërkon bashkëpunëtorë të drejtësisë, të bëjë të pamundurën që mes nënpunësve të ulët të gjejë bashkëpunëtorë që të dëshmojnë kundër ish-shefave të tyre. Kjo është një nga mënyrat më efikase për të çuar përpara drejtësisë këtë tip drejtuesish. E kam thënë dhe e rithem: nëse SPAK bën seriozisht detyrën e vet, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, atëherë Shqipërisë nuk do t’iu mjaftojnë burgjet për politikanët e korruptuar.

Në shtator pritet krijimi i qeveruisë së re. Për shkak imazhi, Rama do të qeverisë me ministra të rinj, apo mund të vijojë me një pjesë të kabinetit të dy mandateve të mëparshme?

Jam thuajse i sigurt se Rama, për “makiazh politik”, por totalisht të stisur dhe gënjeshtërt, do të ndryshojë të paktën 50% të qeverisë së tij. Jam i bindur se shumë nga emrat aktualë, nuk do të jenë më ministra, kjo edhe sepse Rama do të tentojë që të largojë ose shpëtojë sadopak vetvehten nga mega-korrupsioni që ka kapluar 8 vite të qeverisjes së tij. E di, shumë njerëz thonë, gati me të drejtë: nëse qenkësh kështu, atëherë përse fitoi mandatin e tretë qeverisës? Përgjigjja është shumë e qartë: sepse përballë një opozite të stisur, që u largua nga institucionet, që nuk i shkoi deri në fund asnjë inisiative politike, që nuk ngjalli besim në elektorat, Rama e kishte shumë të thjeshtë që të rikonfirmohej, përderisa kishte në dorë edhe “gurin, edhe arrën”, dhe mund të bënte çfarë të donte. Por asesi se ky popull meriton këtë qeverisje.

 

Të fundit

KUJDES/ Nesër mund të ndërpriten fluturimet nga Tirana drejt Brukselit dhe anasjelltas

Ditën e nesërme, e enjte 13 shkurt 2025, do të ndërpriten fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Brukselit dhe...

Cila është gjuha më e vjetër në botë?

Njohuritë e grumbulluara mund të humbasin shpejt, për shembull për shkak të metodave të vjetëruara të regjistrimit, që nuk i përdor më sot askush....

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Rio de Zhaneiro, të paktën 20 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë kostumesh karanavalesh në Rio de Zhaneiro. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga shpërthimi kanë mbetur...

Një drejtësi e pavarur, jo e përkryer

Blendi Kajsiu Arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj nga SPAK, ka prodhuar një reagim të fuqishëm, sidomos në kampin e majtë. Disa kanë hedhur hije dyshimi...

Tërmetet/Amorgos shpall gjendje të jashtëzakonshme-Gjashtë tërmete të forta në Santorini

Bashkia e Amorgos ka shpallur në gjendje të jashtëzakonshme, me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, në kuadër të nevojave emergjente dhe...

Lajme të tjera

Web TV