Çmenduria e tifozëve të Lazios me Hysajn, ankesat shkojnë deri në Parlamentin Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmenduria e tifozëve të Lazios në përplasjen e tyre me mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj ka kaluar kufijtë e sporti dhe ka arritur deri në politikën ndërkombëtare.

Edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli i ka dalë Hysajt, ‘faji’ i vetëm i të cilit është se këndoi një këngë.

“Solidarizimi im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i cili është sulmuar nga ultrasit, të cilët me një banderolë e kanë quajtur ‘krimb’, për shkak të këngës së tij “Bella Ciao” gjatë prezantimit para ekipit.

Së fundmi kemi përjetuar gëzimin e madh nga Italia me fitimin e Europianit dhe është turp që kjo të thyhet nga diçka partiake me demonstrata intolerance që nuk do të kenë kurrë vend në botën e sportit apo kudo tjetër”, ka deklaruar David Sassoli.

Kujtojmë se Ultrasit e Lazios janë pro fashizmit dhe nuk e kanë përtypur dot faktin që këndoi këngën “Bella Ciao” pak ditë më parë në grumbullimin me skuadrën.

Të fundit

A do ta ndalojë ora inteligjente pandeminë e ardhshme?

Shumë prej nesh i kanë në kyçet e dorës në çdo kohë – i përdorim për t'iu përgjigjur telefonatave,...

Zgjedhjet e 11 majit, çfarë peshe ka vota preferenciale sipas Kodit Zgjedhor

Në zgjedhjet e 11 majit, pas ndryshimeve që iu bën Kodit Zgjedhor, vota preferenciale do të ketë sërish një impakt në përcaktimin e deputetëve...

VIDEO/Kombëtarja e nis me ngjyrën e zezë, Shqipëria vesh uniformën e tretë kundër Anglisë

Për ndeshjen kundër Anglisë, kombëtarja shqiptare e futbollit do ketë të veshur uniformën e tretë, atë të zezë. Duke qenë se Anglia vendase luan...

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë

LIVE! Partia Socialiste çel fushatën në Tiranë S,M

E diela, ditë vendimtare për imamologun, çfarë do të bëjë Erdogan?

Vdekja jote, jeta ime. Kjo frazë përmbledh atë që ka ndodhur në Turqi ditët e fundit, pasi ndalimi i përkohshëm i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu,...

Lajme të tjera

Web TV