“Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer”/ Manastirliu: Dyshohet se në Shqipëri po qarkullon varianti Delta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është dita e pestë e javës së hapur për vaksinimin e personave +18 vjeç në çdo komunitet, për t’i dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve për tu mbrojtur nga Covid-19, ndërsa shihet një rritje e interesit për vaksinimin mes të rinjve.

Ministrja e Shëndetësisë, e cila ndoqi nga afër vaksinimin me njësitë e lëvizshme në Ndroq, tha se ka dyshime që varianti Delta është duke qarkulluar në Shqipëri, por janë ende në pritje të rezultateve të laboratorëve të referencës.

“Javët e hapura do të vijojnë, ashtu si me rritjen e numrit të vaksinave, na krijon mundësinë që vaksinimit të vazhdojë. Ditët e fundit është rritur mbulimi me vaksinat për të gjitha moshat. Kemi një rritje të lehtë të rasteve pozitive. Kemi dyshime se në Shqipëri qarkullon varianti Delta, por jemi në pritje të rezultateve të laboratorëve të referencës për ta vërtetuar këtë dyshim tonin. Nisur nga ajo që po ndodh përreth shihet se ka një rritje të qarkullimit të këtij varianti”, tha Manastirliu.

Ministrja shtoi më tej se, ditën e hënë do të mbërrijnë edhe 44 mijë vaksina Pfizer në vijim të kontratave me vaksinën Pfizer.

Të fundit

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Akuza për korrupsion, sot gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez

Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili akuzohet se ka përdorur...

Lajme të tjera

Web TV