Raporti i OSBE kritika për Metën: Bëri fushatë kundër partisë në pushtet, gjuha e përdorur ishte konfrontuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti i OSBE/ODIHR në përfundimet e tij finale për zgjedhjet e 25 prillit ka kritikuar edhe veprimet e presidentit Ilir Meta. Në raport thuhet se presidenti ka bërë fushatë hapur kundër partisë në pushtet.

‘Në cilësinë e tij zyrtare, Presidenti bëri fushatë kundër partisë në pushtet.’- thuhet në raport.

Më tej teksa përmendet gjuha ndërmjet palëve politike gjatë fushatës elektorale, ne raport nënvizohet edhe ajo e presidentit Ilir Meta, ku nënvizohet në veçanti se gjuha e tij ishte konfrontuese.

‘Gjithashtu u vu re një fushatë negative përmes përdorimit të posterave dhe gjuhës së përdorur gjatë fushatës nga disa udhëheqës partie dhe, në veçanti, Presidenti, ishte konfrontuese. Platforma thelbësore e PS u përqendrua kryesisht në programin e vaksinimit COVID-19 dhe arritjet e qeverisë, duke përfshirë rindërtimet e vazhdueshme pas tërmetit të vitit 2019. Koalicioni i udhëhequr nga PD dhe LSI u mblodhën rreth temës kryesore të kundërshtimit të fuqisë shumë të centralizuar të Kryeministri Rama.’- thuhet në raport.

Duket se institucionet ndërkombëtare kanë legjitimuar edhe vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për presidentin Ilir Meta, i cili e shkarkoi këtë të fundit për ‘shkelje të rënda’ gjatë zgjedhjeve të 25 prillit në lidhje me qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.

Ilir Meta u bë kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Kuvendi gjithashtu miratoi me 9 qershor me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamentar, i cili propozuar shkarkimin e Metës për ‘shkelje të rënda’ kushtetuese.

Pas shkarkimit nga Kuvendi, vëmendja tashmë zhvendoset tek Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV